Qysh me fitu miq dhe me ndiku tek njerëzit?

 

Mund të fitosh më shumë miq në dy muaj duke u interesuar në atë që ju intereson atyre, se sa që mund të fitosh për dy vite duke provuar që t’i bësh ata t’ju përshtaten interesave tua.

Kur të bësh bisedë me të tjerët, mos fillo duke diskutuar gjërat që ju dallojnë, por thekso gjërat që ju pajtoheni. Mbaje mend që tjetri mund të jetë totalisht gabim, por mos e kundërshto sepse çdo budalla mund t’a bëjë atë. Provo t’a kuptosh.

Kritika nuk ka kuptim, pasi që e bën tjetrin të mbrohet, dhe shumë shpesh e bën që të justifikohet ndoshta edhe pa arsye. Kritika është e rrezikshme, e lëndon krenarinë e tjetrit, e lëndon ndjenjën e rëndësisë, dhe mund t’a bëjë që edhe të të fyej. Kur tjetri flet ashpër për të tjerët, thuaj, “Mos i kritko; ata janë ashtu siç edhe ne do të ishim në rrethana të tyre.”

Qysh me fitu miq dhe me ndiku tek njerëzit?

6 këshillat që t’i bësh të tjerët të të pëlqejnë

 

  • Keni interesim të sinqert për njerëzit.
  • Buzëqesh.
  • Kujtoje që emri i personit tjetër, për të, është fjala më e ëmbël dhe më e rëndësishme.
  • Bëhu dëgjues i mirë. Inkurajo të tjerët të flasin për veten.
  • Fol për atë çfarë i intereson tjetrit.
  • Jepju rëndësi njerëzve dhe bëje këtë me sinqeritet.

10 këshillat që t’i afrosh mendimet e të tjerëve me tuat

  • Mënyra më e mirë të fitosh argumentin është t’a shmangësh atë.
  • Trego respekt për mendimet e tjetrit. Kurrë mos i thuaj tjetrit që e ka gabim.
  • Nëse ju jeni gabim, pranoje menjëherë.
  • Bëje punën që tjetrit të pohoj atë që thuani.
  • Lejo që edhe të tjerët të flasin.
  • Lejo që të tjerët të ndihen se është ideja e tyre.
  • Provo që t’i shohësh gjërat edhe nga pikëvështrimi i tjetrit.
  • Pranoj dëshirat dhe idejat e tjetrit.
  • Dramatizoi idetë tua.
  • Krijo sfida.

7 këshillat që t’i ndryshosh të tjerët pa i ofenduar

  • Fillo me lavdërim dhe vlerësim të sinqert.
  • Tregoju kur e kanë gabim, por në mënyrë indirekte.
  • Fol për gabimet tua para se t’a kritikosh.
  • Bëj pyetje në vend se të japësh urdhëra.
  • Mundësoja tjetrit që t’a shpëtoj fytyrën.
  • Lavdëroje për çdo përmirësim.
  • Inkurajo, që gabimi të duket i lehtë për t’u përmirësuar.

Pothuajse çdo njeri që e takon, e ndien veten superior ndaj jush në një mënyrë ose tjetrën, dhe mënyrë e mirë që t’ia fitosh zemrën është që në një formë t’ia bësh me dije që jeni të vetëdijshëm për rëndësinë që e ka në atë botën e tij.

Ku është ideja që t’a bindësh tjetrin që e ka gabim? A do ta bëjë atë që t’ju pëlqej ju? Pse të argumentosh me të? Nuk mund t’a fitosh argumentimin, sepse nëse humb, e humb; nëse e fiton, e humb sërish. Pse? Sepse ti do të ndihesh mirë, po tjetri? E ke bërë të ndihet inferior, ja ke lënduar krenarinë, ja ke ngacmuar intelegjencën, gjykimin, vetë-respektin. Do ta bësh që nesër t’ju sulmoj prapë.

“Nuk ju lë faj aspak. Po të isha ti, pa dyshim që do të veproja si ti.”

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?

Qysh me kuptu logaritmin matematik?