Qysh Me e Kuptu Pozicionin Jashte Loje (Ofsajdin) ne Futboll

Edhe pse është një nga rregullat më të shkurtëra të 17 rregullave të futbollit, rregulla e pozicionit jashtë loje është nga rregullat që nuk kuptohen lehtë, dhe ngjallin shumë debate në botën e futbollit.

Në këtë artikull do mundohemi të ju shpjegojmë se si ta kuptoni rregullën e pozicionit jashtë loje.

Lexoni pak historinë mbi rregullën e ofsajdit.
Kjo rregull e ka orgjininën nga ditët e hershme të futbollit, në shkollat e mesme. Është shpikur për të i ndalur lojtarët dembel, të cilët gjatë gjithë kohës qëndronin tek zona e kundërshtarit, duke mos lëvizur fare. Në fillim offside u njoh me emrin “sneaking” (frikacak). Pas një kohe ky rregull është dukur si shumë i qëlluar, dhe më 1925 FIFA e vendosi rregullën që vetëm 2 lojtarë duhej të ishin midis sulmuesit dhe golit.

Kuptoni çfarë d.m.th. ofsajdi.
Qëllimi kryesor i ofsajdit është që të mos e lejojë lojtarin që thjesht ta presë topin dhe të shënojë. Një shpjegim i thjeshtë do ishte se ofsajdi është kur një lojtar e kalon vijën e fundit të mbrojtjes pa i ardhur topi. Në detaje ofsajdi është kur:

  • Sulmuesi është në gjysmën e kundërshtarit
  • Sulmuesi është më afër portës se sa mbrojtësi i fundit (përfshirë portierin) dhe topi.
  • Sulmuesi është i përfshirë në lojë, qoftë duke luajtur topin, apo bërë ndërhyrje në ndonjë lojtar kundërshtar
  • Nëse rreferohet ofsajd, ekzekutohet goditja e lirë, indirekte.


(në foto) Shqioni 2 mbrojtësit më të afërt, përfshirë portierin. Nëse janë më pak se 2 mbrojtës (përfshirë portierin) në mes të sulmuesit dhe golit, dhe sulmuesi nuk e ka topin në posedim, atëherë sulmuesi është në pozicion jashtë loje. Nëse sulmuesi është në ofsajd, dhe një bashkëlojtar e luan topin, atëherë ofsajdi referohet kur sulmuesi prek topin apo e pengon kundërshtarin që të luaj me të.

Kur lojtari NUK është në ofsajd.
Kur topi është në mes të lojtarit dhe golit atëherë sulmuesi nuk mund të jetë në ofsajd. Kështu, sulmuesi mund të driblojë topin e ta kalojë lojtarin e fundit.

Lojtari nuk mund të jetë në ofsajd në gjysmën e vet.
Lojtari nuk mund të jetë direkt në ofsajd direkt nga aut-i(rivënja e topit me dorë).
Lojtari nuk mund të jetë direkt në ofsajd nga korneri.
Lojtari nuk mund të jetë direkt në ofsajd nga rivënia e topit nga porta.