Qysh Me e Kthy Reputacionin e Blogut/Kompanise Tuaj?

E dimë dhe nga përvoja e jetës së përditshme që sado e mirë që është kompania apo blogu juaj, ka njerëz që gjithmonë do të shkruajnë mendime “të këqija” për siti-n tuaj, madje edhe nëse ju bëni më të mirën që të i ndihmoni.

Disa konsumatorë mund të shkruajnë komente negative për blogun apo kompaninë tuaj në blogun e tyre. E njejta gjë ndodh dhe me konkurrentët tuaj, të cilët do të bënin çmos për të dëmtuar reputacionin tuaj, duke bërë madje edhe komente të rreme.

Por, çfarë hapa duhet të ndërrmerni në rast se pikërisht këto komente dëmtuese indeksohen në google, apo dhe paraqiten në faqen e parë të makinave të kërkimit?

Sigurisht, e para e të gjitha të parave është që të rregulloni problemin për të cilin keni marrë komentin negativ. Pra, nëse komenti që është shkruar është i vërtetë, ju duhet ta rregulloni sa më shpejtë problemin.

“Askush nuk ka vdekur nga pyetjet”. Të jeni të sigurt se nëse i kërkoni personit që ka shkruar vlersimin apo komentin negativ për faqen tuaj që ta fshijë, as nuk do ta lëndoj e as ta vras. Shumë webmasterë kanë mirëkuptim dhe bashkëpunojnë, nëse ia vërtetoni se është gabim.

Në rast se webmasteri refuzon të bashkëpunojë dhe të largojë komentin nga faqja e tij, atëherë gjeni webfaqe që shkruajnë komente positive për faqen tuaj. Linkoni në këto webfaqe, që të rritni popullaritetin e linkut, sepse sa më shumë popullaritet(ose më mire të themi backlinks) ka një faqe, aq më të mira janë mundësitë e renditjes në google.

Eh, sigurisht. Kapni vendin e pare në google me emrin e faqes suaj. Kështu, kërkuesit do të klikojnë linkun tuaj, duke mos i interesuar për më larg.

Qysh me dëgju radio shqip në telefon?