Qysh Me e Kopju Nje Artikull Pa e Demtu Autorin?

Sot, tek ne, kopjimi i artikujve është një dukuri normale. Artikujt kopjohen, madje nuk lihet asnjë shkronjë pa kopjuar. Kopjohet pa sens, haptazi, dhe nuk i bëhet vonë.

Në këtë artikull do të mundohemi të mësojmë se si të kopjojmë pa e demtuar autorin e tij. Ndoshta do të ju duket paksa absurde, po megjithatë ka një zgjidhje.

Ideja e këtij artikulli është që të mos kopjojmë totalisht artikuj nga faqet tjera. Pra, të dijmë si të përshtatim, ç’duhet bërë etj.

Kemi shumë zgjidhje, shumë mënyra. Të fillojmë me më të lehtën. Ia bëni artikullit totalisht copy-paste, por në fund mos e harroni faqen ku e keni marrë artikullin. Pra, nëse ju përtoni që të i kushtoni kohë ri-përpunimit, një link apo një emër i faqes pa www do ishte shumë i arsyeshëm.

Mënyra tjetër është ri-përpunimi i artikullit.
Për të ri-përpunuar artikullin, gjëja e parë që na duhet është të kemi njohuri elementare për atë që flitet në artikull. Kjo është vetëm “gjëja e parë”.

Ri-përpunimi i artikullit duhet të fillojë që nga titulli. Gjeni fjalë që janë sadopak të ndryshme nga ato që shihen në artikullin orgjinal, por mos dilni në një titull krejt tjetër.

Pjesën e mbetur të artikullit, nuk është se ju duhet ndonjë aftësi e madhe për ta ri-përpunuar, ju duhet thjesht të logjikoni se çfarë fjalësh duhet të gjeni për të zëvendësuar fjalët që gjinden aty. Nuk d.m.th. që ju të ndryshoni totalisht fjalinë, sepse kjo përveq që do ia humbiste shijën artikullit, do mund të ju dërgonte në artikull krejt tjetër.

Të ri-përpunosh një artikull është njejtë sikur të përkthesh, por ka një avantazh ndaj kësaj të fundit: duhet të përktheni nga gjuha shqipe në gjuhën shqipe!!

Keni një faqe lajmesh, dhe lexoni psh në telegrafi një artikull që thotë:
“Sot u transferua C.Ronaldo në Real Madrid nga AC Milan. Konsiderohet transferi më i madh dhe më i shtrejtë në futboll.”
Ju mund të shkruani në faqen tuaj:
“Më në fund thehet akulli “Zidane”. C.Ronaldo transferohet në Real Madrid, dhe kështu bën thyerjen e rekordit të mëhershëm nga ZIZU i cili e kishte kur u transferua po në këtë klub.”
Nuk qe e vështirë, apo? Në këtë mënyrë mund ta përktheni gjithë artikullin.

Mënyra e tretë, por jo më pak e përdorshme është të shkruash artikullin vetë, duke u bazuar në titull.

Për këtë mënyrë ju duhet aftësia që mund të quhet “Aftësia për të imagjinuar të vërtetën”. Ideja e kësaj mënyreje është që ju thjesht duhet të shihni titullin, apo të dëgjoni 2 rreshta në ndonjë medium, pastaj të shkruani vetë lajmin. Kjo mund të ju duket e vështirë, por nuk është edhe aq, sidomos nëse është artikull nga fusha që keni informacione.

P.Sh. në brekaing news të Top News shkruan: “Chelsea ofron $70milionë për Riberyn”.
Bazuar në këto 3-4 fjalë ju mund të shkruani:
“Listës së klubeve që janë interesuar për yllin Francez sa vjen e rritet. Së fundmi klubi Londinez Chelsea ofroi një shumë të madhe parash(thuhet rreth $70milionë) që ndoshta do lëkundit drejtuesit e klubit Bavarez. Oferta konsiderohet …”

etj etj. Shkrimi i dickaje të tillë nuk do ju mirrte më shumë se 10-15 minuta(është koha maksimale,  mund të ju merr edhe më pak).

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?

Qysh me dëgju radio shqip në telefon?