Qysh Me e Bo Ylberin?

Shumë persona kanë dëshirë që të krijojnë ngjyrat e bukura që na jep ylberi. Më poshtë i keni disa metoda se si të krijoni ylberin.

Metoda 1
Mbusheni një gotë me ujë

Vendoseni gotën me ujë përballë një dritare ku ka diell

Vendoseni një fletë në dysheme. Ngjyra preferohet të jetë më e ndritshme. E bardha është më e përshtatshme, por provoni ndonjë ngjyrë tjetër që ju pëlqen.

Lageni dritaren me ujë të nxehtë

Lëvizni gotën dhe letrën deri sa ta fitoni ylberin

Metoda 2
Vendoseni një pasqyre brenda gotës së mbushur me ujë

Dhoma duhet të jetë e errësuar dhe me mure të bardha

Ndiriçoni gotën me elektrikun e dorës, dhe lëvizeni deri sa të fitohet ylberi

Metoda 3
Merrni një CD. Nëse është CD e fshirë dhe pa pluhur do jetë shumë më efektive.

Vendoseni CD-në në një tavolinë, dysheme, apo ndonjë hapsirë tjetër të rrafshtë. Ktheni anën që duket si pasqyre nga dielli ose ndonjë burim tjetër drite.

Shikoni CD-në dhe do vëreni ylberin

Vendoseni gishtin në mes të CD dhe lëvizeni që të shihni se si ngjyrat lëvizin

Metoda 4
Gjeni një letër. Ndajeni në gjysmë, dhe preni në mes një trekëndësh.

Mbusheni një gotë me ujë

Vendoseni një elektrik dore në vrimën që e keni hapur

Ndizeni dhe vendoseni në këtë formë elektrikun e dorës mbi gotë

Do ju shfaqet ylberi

Qysh me bo punim me ngjyra?

Qysh me festu ditën e numrit Pi (π)?