Qysh me ditë “Si i shpenzon shteti paret tona?”

Shteti i jonë, ashtu si çdo shtet tjetër në botë, funksionin vetëm në saje të taksave të qytetarëve të saj. Çdo qytetarë i Kosovës në një formë apo tjetër kontribuon në mbushjen e Buxhetit të Kosovës. Me taksat e tatimet qytetarëve, paguhen mësimdhënësit, mjekët, policët, ndërtohen rrugët, shkollat, spitalet, paguhen shërbyesit civil dhe udhëheqësit politik. Me një fjalë, shteti mbahet me paret tona.

Por, a e dimë ne se si i shpenzon shteti paret tona? Instituti GAP ka ndërtuar një platformë vizuale e cila synon që të informoj pikërisht për këtë: “Si i shpenzon shteti paret tona?

Ja si mund të kuptoni se “Si i shpenzon shteti paret tona?” në katër hapa:

Screen Shot 2014-09-01 at 14.58.25

Hapi 1:

Në çfarëdo shfletuesi të internetit që përdorni, hapeni uebfaqen e Institutit GAP në: www.institutigap.org. Në anën e djathtë të uebfaqes klikoni në ikonën interaktive e cila ju lidh direkt me platformën për të dhënat e buxhetit shtetërorë.

Qysh me ditë “Si i shpenzon shteti paret tona?”

Me hapjen e platformës do të keni dy opsione: “Shpenzimet” apo “Të hyrat”. Për më shumë informata se si shpenzohet buxheti i shtetit klikoni opsionin “Shpenzimet”.
Qysh me ditë “Si i shpenzon shteti paret tona?” 1

Hapi 3:

Pasi të keni bërë zgjedhjen “Shpenzimet”, ju keni hyrë në platformën e shpenzimeve dhe krejt çka ju mbetet juve është të hulumtoni platformën, dhe të merrni sa më shume informacione se si shpenzohet paraja publike.

Në listat rënëse “Zgjedh institucionin qendror”, “Zgjedh Komunën” apo “Zgjedh institucionin e pavarur” ju mund të gjeni të dhëna se sa ka buxhet një institucion i caktuar dhe si e ka shpenzuar  buxhetin në funksion të realizimit të qëllimeve të atij institucioni.

Qysh me ditë “Si i shpenzon shteti paret tona?” 3

Në listën rënëse “Të Tjera” mund të gjeni të dhëna për shpenzimet e drekave zyrtare, karburanteve për vetura, telefonisë mobile të të gjitha kabineteve të ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Qysh me ditë “Si i shpenzon shteti paret tona?” 4

Hapi 4:

Në rast se këto të dhëna vizuale, ju nevojitet në Excel për shkaqe studimore apo për ndonjë arsye tjetër, ju mund të i shkarkoni të dhënat në formën Excel duke klikuar në butonin “Eksporto të dhënat”.
Qysh me ditë “Si i shpenzon shteti paret tona?” 5

Qysh me i deponu paratë në afat rekord për 1 minutë? [Video]

Qysh me realizu transfer personal në Bankën Ekonomike?