Qysh Me Kuptu Se a i Pelqeni nje Djali?

Të pëlqen një djalë sinjalet e të cilit nuk janë aq të qarta? Kjo situatë është tejet e ndërlikuar, sepse shumë lehtë mund të ndodhë që ai të mos dëshirojë asgjë më shumë sesa një miqësi paksa më të mirë.

Mirëpo, prapë disa sinjale në mënyrë të qartë të japin indikacione se ti vërtet i pëlqen. Dallimet janë në gjëra të vogla, siç janë ndryshimi i zërit kur të përshëndet vetëm apo para shumë personave.

Kur jeni vetëm ju të dy, zëri i tij ndoshta është paksa më i thellë apo më i butë. Nëse për shembull pas një jave i bie ndërmend se keni thënë se diçka dëshiron apo nuk të pëlqen, ndërsa ti në të vërtetë ke biseduar me një shoqe në afërsi të tij, duhet të jesh e sigurt se ti je vazhdimisht në mendjen e tij.

Ndoshta nënndërgjegje ke vërejtur (për këtë arsye edhe pyet nëse i pëlqen) se si ndryshe dhe më i relaksuar të shikon derisa jeni vetëm ju të dy dhe se si nganjëherë ai mundohet të të thotë diçka derisa të shikon. Derisa je në afërsi të tij apo ndërsa të relaksuar bisedoni, e vëren se me sy e përshkon fytyrën tënde, sikur të vëzhgon? Nëse përveç kësaj t’i shikon edhe buzët, bëhu gati për puthjen e parë së shpejti.

Mundohu ta provokosh

Një mënyrë tjetër e mirë që ta kuptosh nëse vërtetë i ke rënë në sy, është ajo që të mundohesh ta thërrasësh derisa ai është në shoqëri duke biseduar me dikë. Nëse kur ti e thërret ai reagon menjëherë dhe të shikon me interesim, kjo është një shenjë e shkëlqyeshme, ndërsa nëse i nevojitet kohë që të ndahet nga miqtë e tij, me siguri se nuk është aq shumë i interesuar në ty.

Njëra nga shenjat e sigurta se vërtetë i pëlqen dhe se është i interesuar për ty, është edhe ajo që pa marrë parasysh madhësinë e shoqërisë dhe vajzave tjera që e rrethojnë atë, ai dëshiron të jetë vetëm në afërsinë tuaj.

Nëse e vëren se ai dëshiron të tërheqë vëmendjen tënde me një buzëqeshje të nervozuar, nëse nuk di çfarë të bëjë me duart e tij dhe nëse skuqet sa herë që ti ia lëshon një shikim, na beso se ai djalosh çmendet pas teje dhe se e kërkon vetëm rastin më të mirë për t’i shfaqur ndjenjat që ka ndaj teje.

Duhet ta dish se një rol të madh në transmetimin e informatave të tilla, e kanë shokët, të cilët do të mundë të të pyesin për gjëra të ndryshme. Shokët e saj mund të të pyesin se si quhesh nëse nuk je nga shoqëria e njëjtë, apo atyre do t’u interesojë se çfarë mendon ti.

Për këtë arsye, nëse shokët e tij fillojnë të të bëjnë pyetje të ndryshme rreth teje apo rreth atij, nuk do të gabosh në supozimin tuaj se ti vërtet i pëlqen atij. Shokët e tij me pahir mund të zbulojnë se ti vërtet i pëlqen atij, derisa ti shoqërohesh dhe bisedon me ta, e posaçërisht pasi ke biseduar me djaloshin që të pëlqen.

Burimi: zeri.info

Qysh Me Kuptu a e do ende ish-të Dashurën?