Qysh Me Dite Ndikimin e Televizionit te Femijet?

Televizioni është një nga mediet që ka më shumë ndikim në jetën e fëmijëve. Atë e shikojnë mesatarisht rreth 15 orë në javë.

Ndikimi i televizionit te fëmijët varet nga shumë faktorë, siç janë numri i orëve të kaluara para ekranit të vogël, mosha e tyre, personaliteti i tyre, fakti i të shikuarit televizor vetëm apo me të rritur dhe më në fund diskutimet që ata bëjnë ose jo me prindërit e tyre mbi përmbajtjen e asaj që kanë parë.

Më qëllim minimizimin e efekteve negative të televizionit, është e rëndësishme të kuptosh ndikimin që, ky i fundit, mund të ketë mbi fëmijët.

Rritje e ndjenjës së frikës

Fëmijët, në veçanti vajzat, janë më të prira sesa të rriturit të paraqiten si viktima të dhunës në televizion. Kjo gjë mund t’i bëjë që të kenë frikë nga mjedisi dhe bota që i rrethon.

Paqëndrueshmëria përballë akteve të dhunës

Disa filma vizatimorë për fëmijë janë ndër emisionet më të dhunshme. Dhuna paraqitet aty nën një lojë komike dhe pasojat e saj reale paraqiten rrallë.

Rritje të sjelljes agresive

Kjo gjë është veçanërisht e vërtetë për fëmijët që janë të prirë të shfaqin sjellje agresive, pasi kanë parë një emision apo film të dhunshëm. Prindërit duhet të tregojnë një kujdes të veçantë ndaj emisioneve dhe edicioneve të lajmeve, kur ka ngjarje kronike, që fëmijët të mos jenë të pranishëm.

Studimet kanë treguar se këta të fundit kanë shumë frikë dhunën që paraqitet në lajme, në krahasim me atë të çfarëdo emisioni tjetër, duke menduar se në edicionet e lajmeve transmetohen gjëra të vërteta.

Burimi: Zeri.Info

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?