Qysh Me Dite cka Ofron iOS 5?

Sistemi i ri operativ per iPhone (4, 3GS), do të jetë një “bombë” e re nga Apple.

Në të jane bërë mbi 200 ndryshime, të cilat me siguri që do të ju bëjnë ta duani edhe më shumë iPhonin tuaj.

Apple ka treguar shumicën e modifikimeve të reja në iOS 5, e ne do të ti prekim disa më të rëndësishme.


Notification Center:

Të gjitha lajmërimet në një vend. Tashmë ju do të keni lajmërime për email, apo sms edhe nëse jeni duke punuar me iPhone, apo jenu duke u argëtuar me ndonjë lojë. Nuk do të keni më ndërprerje për të shikuar se qfar ka të re, thjesht do ti zgjidhni lajmërimet që do të donit ti dini sapo të arrijnë, dhe me një rrëshqitje të lehtë në menyn e lajmërimit ju do ta shihni lajmin.

iMessage iPad dhe iPod touch bashkojuni bisedave.Me iMessage Apple ka krijuar një shërbim të ri të dërgimit të porosive për poseduesit e iOS 5. Ju mund të dërgoni pakufi SMS  nëpërmjet wi-fi  nga iPad, iPhone apo iPod touch ndërmjet këtyre paisjeve. Jo vetëm kaq, ju poashtu mund të dërgoni edhe fotografi, dhe poashtu nuk do të ndiheni të kufizuar në përdorimin e vetëm një paisjeje( psh.iPhone), ju mund të filloni bisedën me iPad pastaj të kaloni në iPhone, dhe ta mbaroni bisedën në iPod touch.

Newsstand

Një raft i ri për të gjitha lajmet dhe magazinat favorite.

Tashmë Apple ka integruar këtë aplikacion i cili bën organizimin e Gazetave Online, apo edhe Magazinave e Revistave tjera Online që ju i pëlqeni.

Poashtu tashmë në Appstore gjindet një vend ku ju mund të blini këto Gazeta e Revista. Sapo që në ato revista të ketë diqka të re, ju do ta vreni atë në Lajmërimet.

 Reminders

Një mënyrë më e mirë për ti përkujtuar gjërat që keni për të bërë

Herën tjetër që do ti thuani fehtës suaj ” Mos harro me … ” nxirreni iPhonin, iPadin apo iPod touchin tuaj dhe shkruajeni në Reminders.

Reminders me të vërtet do tju lehtësoj jetën. Thjesht mendojeni se ju keni për të blerë Qumësht në supermarket kur të merrni rrugën për në shtëpi, dhe ju harroni për ta bërë këtë, është mundim i madh ti ktheheshe të njëjtës rrugë vetëm për qumësht. Shkruani një gjë që keni për të bërë, caktojani lokacionin ku keni për ta bërë dhe nuk do ta harroni kurrsesi më.

 Twitter i integruar në iOS 5

iOS 5 do ta bëjë edhe më të leht të “Cicërroni” në Tëitter, hyni tek preferencat dhe shkruajeni fjalkalimin e llogaris suaj të Tëitterit, dhe shkruani nga iPhoni, iPad apo iPod touch. Shtoni Lokacionin ku gjindeni, shkruani diqka, bëjeni një foto dhe postojeni në Tëitter, kurr nuk ka qen më leht se kaq.

 Camera

Fotografo qastin në qastin e duhur

Meqenëse iPhoni juaj është gjithmonë me ju, me siguri se ju e përdorni atë edhe si kamer për të bërë foto apo edhe për të gjiruar.

Kjo do të jetë njëra ndër arsyet pse ju do ta dashuroni iOS 5. Ju do të mund ta hapni kamerën që nga ekrani i mbyllur. Poashtu ju më nuk ju duhet të shtypni ekranin për të bërë një foto, ju tashme mund të shtypni butonin për ngritjen e zërit të iPhonit për të bërë foto.

 Photos

Modifikoni fotot edhe pasi ti keni bërë

Bëni modifikime të ndryshme fotove që keni bërë, prejini, hiqni “syt e kuqë” dhe rregulloni foto në atë mënyr që ju dëshironi.

Poashtu ju mund ti organizoni albumet e fotove drejtpërdrejt nga pasjet e juaja nëpërmjet iCloud.

 PC Free

Pavarësi për të gjitha iOS paisjet

Me iOS 5 ju më nuk do tju nevoitet PC për të regjitsruar një iPad, iPhone apo iPod touch. Regjistroni paisjet e juaja drejtpërdrejt nga paisjet duke u kyqur me Wi-Fi.

Poashtu nuk do të keni nevoj që të kyqni paisjet tuaja me USB kabëll vetëm sa për të futur disa muzika apo ndonjë foto, Sinkronizoni ato nëpërmjet lidhjes me

wi-fi.

Poashtu ka edhe shum gjëra të tjera të cilat ua lëmë juve që ti gjeni…