Qysh me dite çka ndodh me organizmin tuaj, nëse nuk hani bukë?

Në ditët tona ka gjithnjë e më shumë njerëz që e evitojnë ngrënien e bukës, të bindur se kështu i bëjnë shërbim shëndetit të tyre.

Ja çka ndodhë me organizmin tuaj nëse nuk hani bukë

Humbni në peshë për shkak të humbjes së ujit – nëse ndërpritni marrjen e bukës, do të vëreni se, si me magji, jeni dobësuar dukshëm. Por, kjo vjen për shkak se keni humbur sasinë e ujit në organizëm, e jo për shkak të shkrirjes së dhjamit. Karbohidratet lidhen me ujë, kështu që nëse nuk merrni karbohidrate, më pak ujë do të mbetet në organizëm.

Jeni në një gjendje si të gripit – kjo vjen nga rritja e nivelit të ketoneve në organizëm, gjë që shoqërohet me lodhje, erë të keqe nga goja, pagjumësi, marramendje, etj,

Keni më pak energji – drithërat integrale janë burim i mirë i hekurit, magnezit, vitaminës B, ku të gjithë këta përbërës kanë rëndësi në ruajtjen e nivelit të energjisë. Pra, nëse nuk hani bukë, do të keni më pak energji, po ashtu do të keni çrregullim të zbrazjes së zorrëve, bile edhe ndryshim të humorit.

Qysh me largu ngjitësin nga lëkura?

Qysh me i ditë ushqimet që përmirësojnë tretjen?