Qysh Me Dite Cka Mos Me i Tregu te Dashures tuaj?

Ekzistojnë disa gjëra të cilat asnjëherë nuk do të duhej t’ia thoni partneres suaj, nëse dëshironi paqe në lidhje.

Dukesh e plotë me atë fustan
Asnjë femër nuk dëshiron që t’i thonë se është e trashë. Një deklarim i tillë nuk do t’u sjellë asgjë të mirë, përveç disa net që do t’i kaloni vetëm.

Nëna jote duket sikur ta kishe motër
Është e vërtetë se femrat i duan nënat e tyre, por asnjëherë mos i krahasoni, sidomos kur bëhet fjalë për dukjen fizike.

Ndjehem më mirë me miqtë e mi
Meshkujt kalojnë shumë mirë me shoqërinë të tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se partneres duhet t’ia thoni këtë në fytyrë,

Nuk dua të dal sepse do ta shikoj ndeshjen
Këtë arsyetim mos e përdorni shpesh, sidomos nëse partneres suaj nuk i pëlqen aspak sporti.

Ma përkujton ish-të dashurën
Kjo është absolutisht gjëja më e keqi që mund t’i thuhet të dashurës. Nëse e bëni këtë, të jeni të sigurt se gjithmonë do të dyshojë nëse jeni me të në lidhje vetëm se i ngjan ‘ish-it’ tuaj.

Nëna ime është kuzhinierja më e mirë në botë
Shumë femra lëvdohen me aftësitë e tyre në kuzhinë. Asnjëherë mos thoni se nëna juaj është më e mirë në atë fushë, sepse në të kundërtën do të hani ushqim të djegur së paku një javë.

Nuk më pëlqejnë miqtë e tu
Sikurse ju që dëshironi të shoqëroheni me miqtë tuaj, të njëjtën e dëshiron edhe partnerja. Mos i thoni se nuk ju pëlqejnë shoqet dhe shokët e saj, sepse ata kanë shumë ndikim tek ajo, prandaj për të mirën tuaj duhet të keni raporte të mira me të gjithë.

Pse po shpenzon kaq shumë para
Asnjëherë mos e pyetni partneren pse shpenzon shumë para dhe kohë në trajtime të bukurisë. Sikurse ju që dëshironi të zhyteni teksa luani futboll, ashtu edhe ajo dëshiron të kalojë kohën duke u zbukuruar. Thjeshtë, pranojeni këtë dukuri.

Kjo femër është seksi
Edhe nëse pranë jush kalon Angelina Jolie, asnjëherë mos e lëvdoni një femër tjetër para partneres suaj.

Kam nevojë për kohë dhe hapësirë
Nëse mendoni se keni nevojë për ndonjë lloj pauze nga lidhja, tregojani këtë partneres në mënyrë të butë. Nëse jeni shumë të sinqertë dhe të hapur për këtë gjë, mund të mbeteni pa të dashur.

/AlbNews/

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?