Qysh Me Dite Cfare Ndikimi ka Marredhenia Juaj me Vizitoret ne Cilesine Dhe Vizitat e Blogut Tuaj?

Faktori kyç, dhe ajo për të cilën ju shkruani në blog, është sigurisht kapja e sa më shumë vizitorëve dhe mbajtja e tyre në faqen tuaj.

Në blogun shqiptar që po zhvillohet dita-ditës, numri i vizitorëve dhe i të interesuarve për këtë fushë është në rritje të vazhdueshme. Ajo çka vizitorët duan është që ju të jeni sa më të afërt me ta.

Por, si të e bëj këtë?

Nuk është edhe aq e vështirë. Janë disa këshilla/hapa/pika (merreni si të doni) që nëse i zbatoni, do ndikojnë shumë në mardhëniet tuaja me vizitorët.

Thjeshtësia mbi të gjitha
Thjeshtësia është baza e bukurisë. Në ato që ju postoni duhet të jeni sa më i thjeshtë dhe sa më i lehtë për të u kuptuar nga vizitorët. Nëse ju i komplikoni gjërat, nuk bëni asgjë tjetër vetëm se ndikoni shumë në koklavitjen e vizitorit dhe në një largim të shpejtë nga faqja.

Duhet të jeni vetvetja
Esenca e blogut është që duhet të shkruash atë që mendon ti, qoftë nëse është apo nuk është ashtu. Shprehe lirshëm mendimin tënd, fundja të mendosh ashtu siç do ti është një lloj arti(andaj vet blogu është art). Mos u mundo të dalësh nga vetja, dhe të detyrohesh nga “e vërteta” të shkruash atë që nuk ndjen, sepse do jesh në kundërshtim me veten. Kur je kundër vetes, çfarë pret nga vizitorët?

Tregohuni i afërt me vizitorët
Kur të shkruani, komunikoni me vizitorët lirshëm. Largohuni sa më shumë nga postet “zyrtare”. Gjeni atë që vizitorët kërkojnë, e hapuni sa më shumë me ta.

Shkëmbeni batuta gjatë postit
Mënyrë shumë efektive. Të shkëmbesh batuta në një post që nuk është i përmbajtjes që i përshtatet batutës, edhe pse ndoshta do ju dukej e pamundur, është tejet efektive. Sigurisht, jo me doza të tepërta .

Vendosni veten tuaj në pozitë të vizitorit

Kjo ndoshta do quhej pjesa më e vështirë, por është shumë efikase. Për një çast të vetëm mendoni se ju jeni vizitori në blogun tuaj, kurse blogues është dikush tjetër. Do donit me të vërtetë të shihnit atë përmbajtje të postit? Ku do ndryshonit? Kështu ju do e keni më të lehtë të ndërmerni ndryshime në postin tuaj para se ta publikoni.

Kujdes shumë në atë që shkruani
Publiku shqiptar, si publik i ri sa i përket blogjeve(që siç thashë tash vonë kanë shpërthyer), sigurisht se është i ndjeshëm. Duhet të tregoheni shumë i kujdesshëm në shkrimet tuaja, duke mos u munduar asesi të shkruani diç për të cilën nuk ju përket apo nuk mendoni se keni mjaft dijeni/material. Nevojitet që të kalojë kohë më e gjatë që publiku ynë i dashur të ju kuptojë për gjithçka ju shkruani.

Analizoni mirë komentet
Gjithmonë nëse ka sukses metoda juaj që të keni mardhënie të mira me vizitorë, do keni komente të shumta në blogun tuaj. Në komente, sigurisht do keni kritika, sygjerime, këshilla, analiza, qoftë për postet, slloganin, blogun në përgjithësi etj. etj. Kurr mos i leni anash komentet e vizitorëve, sepse ju duhet të mundoheni që atyre të u pëlqej gjithçka në blogun tuaj. Fundja, nëse nuk ju pëlqejnë shumë kritikat apo komentet e vizitorëve, kot e keni lexuar këtë artikull.

Ëmbëlsira për fund – konkluzioni
Në fund të çdo posti nxirrni një konkluzion për gjithë atë që keni shkruar. Vizitorët tuaj do binden që ju me të vërtetë jeni vetvetja, dhe po mundoheni të afroheni me ta. Kur ta kapin këtë, e keni të sigurt mardhënien e mirë me vizitorin.

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?