Qysh Me Dite a Me Thirre Ti ne Takim apo Ai Ty?

Vajzat që vetë e thërrasin djalin në takim janë zakonisht të fuqishme dhe lënë përshtypjen se e dinë se çka dëshirojnë dhe duan gjithsesi të arrijnë deri te ajo. Qëkur dihet për këtë botë meshkujt njihen si “gjuetar”.

Shumë djem besojnë që e kanë për detyrë dhe obligim që ta thërrasin femrën në takim. Edhe pse shumë fl itet për emancipimin e gjinisë femërore, te ne edhe më tutje është i përhapur mendimi se djali është ai që duhet ta thërrasë vajzën në takim, derisa situata e kundërt në të shumtën e rasteve shihet si e pazakontë dhe e çuditshme.

Megjithatë, kohët ndryshojnë dhe sot ka megjithatë shumë më shumë femra të cilat i marrin gjërat në duart e tyre dhe e thërrasin djalin që u pëlqen në takim. Po ashtu, gjithnjë ka më shumë meshkuj që këtë thirrje do ta pranojnë, dhe do ta konsiderojnë plotësisht normale.

Femra

Shumë femra do të thonë që ato e kanë shumë më të vështirë ta ftojnë mashkullin në takim, sesa ta ftonte djalin vajzën. Në fakt, femrat mendojnë se atëherë do të fillojnë të përhapen thashethemet, përgojimet për të, për atë se është femër e lehtë, se nuk është aspak femërore.

Përveç kësaj, femrat zakonisht për këtë çështje mendojnë me mijëra herë, dhe janë në dilemë se a ta bëjnë apo jo dhe kjo zakonisht është mundim

i vërtetë. Po ashtu, femrat shumë frikësohen edhe nga refuzimi, edhe pse as meshkujt nuk janë imun në këtë gjë.

Vajzat që vetë e thërrasin djalin në takim janë zakonisht të fuqishme dhe lënë përshtypjen se e dine se çka dëshirojnë dhe duan gjithsesi të arrijnë deri te ajo. Janë të mbushura me vetëbesim dhe nuk janë skllevër të stereotipave.

Mashkulli

Që nga kohët e lashta meshkujt janë të njohur si gjuetar, të cilët përveç kafshëve “gjuajnë” edhe femra. Ata e kërkonin dorën e vajzës, shkonin në dyluftim që ta fitojnë femrën e jetës së tyre.

E tëra kjo është transmetuar edhe në kohët e sotme kështu që shpesh pritet nga djali që i pari ta dërgojë porosinë, të thotë diçka, të thërrasë në takim. Shumë meshkuj besojnë që e kanë për obligim që ta thërrasin femrën në takim pasi që nëse në vend të tyre këtë e bënë femra, u duket sikur u ka “marrë” mashkullësinë dhe ua ka vjedhur rolin e tij të mashkullit.

Ai më nuk është një “macho”. Çka mendon ti? Kush duhet të thërrasë kënd në takim? A kanë ndryshuar kohët në të vërtetë dhe vajzat mund ta ftojnë djalin në takim apo meshkujt duhet të vazhdojnë të kënaqen në rolin e tyre tradicional të gjuetarit?

Burimi: Zeri.Info

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?