Qysh Me Dite Nese i Pelqeni Nje Djali?


Nuk ka asnjë mënyrë te sigurt që të dini nëse i pëlqeni një djali, përveç nëse e pyetni vet (madje mund të ndodhë që ai djalë të jetë i turpshëm dhe të ju thotë JO!).. Megjithatë këtu i keni disa këshilla se si të e vëreni nëse një i pëlqeni një djali.

Analizoni lëvizjet e trupit të tij
Nëse i pëlqeni një djali, mund ta vëreni se ai rrallë ua kthen shpinën, mundohet të rrij sa më afër jush, dhe ju shikon shumë shpesh. Nëse ai i lëviz apo shtrembëron supet kur është afër jush, tregon se është një tip romantik dhe i intereson shumë se çfarë keni për të thënë. Nëse i drejton supet apo komblikun afër jush kur uleni, definitivisht ai po ndjen diçka për ju.

Përcjellni sytë e tij
Nëse i pëlqeni, ai mund të largojë shikimin shpejt nëse është i turpshëm, apo të mundohet të ju kap juve duke e shikuar ose të bëjë mimika të ndryshme. Kjo mund të ju duket e papërshtatshme në rast se nuk ju pëlqen. Në rast se mendoni se po mbani sytë tek ai më shumë se sa do bënit me të tjerët, si dhe nëse vëreni se ai i largon sytë shpejt nga ju, atëherë këtu ka diçka. Në rast se ai është rreth jush, dhe thotë apo vepron diçka qesharake, dhe të gjithë qeshin, ai do i hedh menjëherë sytë tek ju të shikojë nëse keni qeshur edhe ju.

Dëgjo se çfarë thotë
Nëse i pëqeni, dhe është nervoz, me gjasë do filloj të ju flasë për veten. Shumë herë, një djalë duhet ta dëshmojë veten, sidomos nëse ju flisni për ndonjë djal tjetër para tij.

Kujdes në prekje
Mund të ndodh që ti vendos duart e tij në tuat kur qesh, të mos i largoj këmbët kur preken aksidentalisht, e madje të ju përqafoj për disa gjëra të vogla – të gjitha këto janë shenja të mira, përderisa të filloj të shfaqet si një “playboy” i cili filtron me shumë vajza.

Shikoni veprimet e tij me vajzat e tjera, dhe shikoni nëse ju trajton ndryshe
Disa djem filtrojnë me vajza tjera që të tërheqin vëmendjen tuaj. Kjo i jep atyre mundësinë të shohin në rrast se ju pëlqen apo jo. Kur është me vajza tjera, ai do i hedh sytë tek ju. Një shenjë tjetër mund të jetë ajo se kur ju largoheni nga ai vend, ai më nuk filtron me vajza tjera.

Shikoni nëse shfaq interes në gjërat që ju pëlqejnë dhe gjërat që bëni
P.sh. në rast se ju pëlqen një zhanër i muzikës që i pëlqen edhe atij, ai do mundohet të ju sugjerojë artistë apo bende nga ai zhanër. Ose shembull tjetër, në rrast se ju pëlqen një serial për të cilin ai skishte asnjë informatë, dhe fillon të shfaqë interesim, është poashtu një shenjë e mirë.

Përcjellni shenjat e nervozës
Qeshjet nga nervoza, shuplakat e djersitura, frymëmarrjet e thella, shqetësimet, ose largimi i shiqimit kur të e sheh se po e vëreni që është duke ju shiquar, janë të gjitha shenja se po mundohet të ju impresjonojë dhe të duket atraktiv para jush.

Kushtoni vëmendje shokëve të tij
Në rast se ata e dinë se po i pëlqen, do gjejnë mënyra të ndryshme të vërtetojnë në rrast se kjo vlen edhe për juve. Analizoni reagimet e tyre kur ju jeni prezente – a buzëqeshen? A japin ndonjë sjellje, duke u munduar të ju tregojnë se dinë diçka që ju nuk e dini?

Mos e anashkaloni në rast se shfaq interesim të vërtetë për ju

Shikoni nëse po ju imiton
P.sh. në rast se ju ndërroni tavolinë, edhe ai bën veprime të njejtë, ose ju imiton me mimikë, etj..

Vërejtja e ndryshimeve
Në rast se ju e ndërroni një ditë stilin e flokëve, dhe ai e vëren, është një shenjë shumë e mirë. Shumica e djemve nuk e vërejnë këtë gjë, ndodh rrallë ose vetëm pasi të kalojë një kohë e gjatë. Fjalët si “dukesh bukur sot”, “më pëlqen maica yte”, “ke ndërruar stilin e flokëve sot?” janë shenja se mund të i pëlqeni.
SHËNIM
Në rast se personin e keni një shok të mirë, kjo jo patjetër është interesim për diçka më shumë. Mund të jetë thjesht si motiv për të u treguar si shok i mirë. Jo të gjithë djemtë kanë aftësi dhe dëshirë të japin komplimente, andaj mos u shqetësoni nëse nuk merrni edhe aq.

Detaje tjera
Djali që i pëlqeni mund të ju flet shpesh në chat në faqet sociale. Mund të ju thotë “unë di diçka që ti nuk e din”. Me këtë dëshiron të ju bën të mendoni, dhe është pothuajse e sigurt që i pëlqeni. Gjithashtu nëpër lokale të ndryshme ku uleni, ndodh që të vjen në tavolina afër jush dhe të ketë vëmendjen tuaj më shumë.

  • Elona

    Shenja e nervozes

Qysh Me Kuptu a e do ende ish-të Dashurën?