Qysh Me Dallu nese Dikush ju Genjen?

Cdokush qe pohon se nuk ka genjyer kurre ne jeten e vet, vec eshte duke genjyer. E verteta eshte se te gjithe ne genjejme, edhe nese vetem jane genjeshtra te bardha. Jane disa menyra klasike qe dallojne nese dikush genjen. Kushtoni vemendje dhe ju mund te beheni detektues te genjeshtres.

Udhezimet

 

1.Beni pyetje. Shume genjeshtra kane vrima te pa mbuluara. Menyra me e mire per te zene dikend ne genjeshter eshte ta bejme ate te bie ne kundershtim me ngjarjen e vet. Pra beni pyetje, dhe vereni faktet qe nuk lidhen dhe pyetni per informacione shtese per te sqaruar mosperputhjet. Eventualisht mund ta zini genjeshtarin ne veper.

2.Lexoni gjuhen e trupit. Disa njerez hedhin shiqimin lart, duke shmangur shikimin ne sy, ose veprojne me nervozizem. Megjithate, genjeshtaret e sofistikuar jane shume me delikat. Per shembull, nje genjeshtar mund ta kafshoj buzen e poshtme kur gjenjen ose t’i thith faqet brenda. Ai mund te flet me shpejtesi, duke shpresuar ta perfundoj me shpejt genjeshtren. Mund te ju merr kohe per ta dalluar genjeshtren nga shprehia e zakonshme, por atehere kur arrini ta beni, diktimi i genjeshtarit behet i lehte.

3.Kerkoni riperseritje. Pas nje dite apo dy pasi qe keni degjuar ngjarjen, kerkoni nga i dyshuari ta perseris ate. Shume raste edhe genjeshtaret me te mire bien ne gracken e tyre gjate perseritjes. Mbetet tek ju qe te mbani ne mend ngjarjen origjinale ne menyre qe ta zini duke genjyer ne verzionin e dyte.

4.Arsyeto psikologjikisht. Shpesh ka nje arsye te mire kur ndokush genjen. Ndoshta kane frike se mos shkaktojne problem, ose ndoshta ndihen te sikletosur dhe kane nevoj ta mbulojne te verteten. Nese perballeni me genjeshtar, tregoni meshire dhe pyetni personin pse i eshte shmangur te vertetes.

 

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?