Qysh me bo punim me ngjyra?

6484

Nëse doni të bëni punim për shkollë apo thjesht për tu argëtuar, mund ta bëni duke ndjekur hapat në vijim:

Hapi 1
Zgjedhni vendin ku do të bëni punimin: letër, gur në kopësht, pëlhurë, mur, etj.

Hapi 2
Ngjyrosni duart, nëse përdorni vetëm një ngjyrë atëherë mund ti zhysni duart në ngjyrë dhe të vazhdoni punimin.

Hapi 3
Nëse përdorni më shumë ngjyra, i’u duhet ndihma e dikujt tjetër për ti ngjyrosur duart e juaja.

Hapi 4
Butësisht vendosni duart në vendin e zgjedhur për të mos humbur formën e punimit.

Hapi 5
Mbani duart për disa qaste në vendin e punimit që të mbetet ngjyra dhe i largoni butësisht.