Qysh Me Bo Nje "Buton Xhami"(Glass Button) Me Photoshop?

Këtu do të mësoni si të bëni një buton të tillë me anë të photoshopit. Nëse i ndiqni hapat e mësimit do arrini edhe ju këtë rezultat, andaj bëjeni me kujdes.

Zgjedhni Rounded Rectnagle tool, dhe Radius bëni 3 px. Ngjyrën e prapavijës(backgroundit) zgjedheni ju vet, dhe krijoni një formë si më poshtë.

Në tastatur shtypni Ctrl+J që ta dyfishoni layerin. Fsheheni(Hide) layerin e parë. Zgjidhni veglën e fshirjes(eraser tool), dhe bëjeni 27 px

Fshini pjesën si në foto

Tani layerit kryesor bëjani unhide. Mbani Ctrl+Klikoni mbi layer me mouse. Shkoni select>Modify>Contract dhe bëjeni 1 px. Pastaj ia bëni inverte me control+i.

Bëjani hide layerit origjinal përsëri. Nëse doni mund ta fshini, nuk do e përdorim më. Tani krijoni një gardient si ky

Kriojni edhe një layer. Zgjedhni Gradient Tool. Zgjedhni Linear Gradient dhe mbusheni selektimin si më poshtë

Tani fshini anën e majtë dhe të djathtë si në foto

Bashkoni(Merge) të gjithë layerat dhe shtoni drop shadow si në foto

Dhe si hap të fundit shtojmë tekstin në buton sipas dëshirës