qyshmetro-join-our-family

Qysh Me Bo Femijen te Pergjegjshem?

Mos shtrëngimi i fëmijëve në një detyrë të caktuar me mendimin se “është akoma i vogël, nuk mund ta bëjë”, mosngarkimi i një përgjegjësie ndikon në formimin e mangët të fëmijëve.

Fëmijët e përkëdhelur shumë, të kontrolluar dhe që nuk u jepet asnjë detyre kthehen në individë pasivë, të mbyllur në vetvete dhe persona që presin nga duart e të tjerëve për të përfunduar detyrat e tyre.

Për të pasur një individ të pavarur, të suksesshëm dhe të sigurt në vetvete, ndjenja e përgjegjësisë u duhet transmetuar fëmijëve nga ana e familjes. Detyrat e caktuara nga ju si prindër do të ndikojnë pozitivisht në personalitetin dhe zhvillimin e tij.

Detyra të përshtatshme me moshën

Ju si familje duhet të thurni fjali të shkurtra dhe të qarta për të shprehur detyrat që mund të bëjë fëmija.

- Tregohuni të kujdesshëm që detyrat e dhëna të përshtaten me moshën dhe karakterin e fëmijës.

- Nxiteni atë t’ju ndihmojë në punët tuaja të përditshme.

- Mund t’i jepni detyra të thjeshta si t’ju ndihmojë në shtrimin e tryezës, t’u

përgjigjet telefonatave e të tjera të ngjashme.

- Jepini fëmijës mundësinë e zgjedhjes duke pranuar që ai është një individ i

ndryshëm nga ju. Në këtë mënyrë do ta ndihmoni të kuptojë rezultatet pozitive dhe negative.

- Mbështeteni por mos ndërhyni.

- Përpiquni të bëheni shembull për sa i përket ndjenjës së përgjegjësisë, mos harroni që fëmija është pasqyra juaj.

- Kur fëmija e kryen me sukses një detyrë të dhënë mos harroni ta lavdëroni me fjalë si “të lumtë, e paske bërë shumë bukur”.

- Mos e dënoni në rastet kur nuk plotëson detyrat e dhëna. Dënimi që mund t’i jepni fëmijës suaj si prind është mosdhënia e shpërblimit. /zeri.info/


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>