Qysh me perkthy Facebook-un ne gjuhen Shqipe?

Të gjithë të apasionuarve të  Facebook me siguri që do t’ju bëhet qefi. Duke lundruar në Facebook gjeta një mënyrë per ta perkthyer atë në gjuhën Shqipe. Tani gjuha është 90% e mbaruar edhe nëse doni mund të kontribuoni në mbarimin total të saj.

Pak a shumë funksionon kështu. Përkthyes të ndryshem (për Shqip 525) mblidhen edhe përkthejnë frazat e Facebook. Mbasi mbaron përkthimi kalohet në votimin e gjuhës. E mbasi ka kaluar edhe votimi me sukses atëher publikohet e mund të zgjidhet nga çdokush. Por edhe tani në fazen jo përfundimtare është shumë i bukur e të bëhet qefi kur e shef.

Që të aktivizosh gjuhën shqipe duhet një kleçkë e vogel. Edhe un po jua tregoj sesi behet edhe shpresoj t’ja dilni mbare.

Hyni me llogarine tuaj në Facebook edhe shkruani në Broswer ose klikoni  këtë link:

http://www.facebook.com/translations/

Ky aplikacion përdoret nga përkthyesit me perkthyer një gjuhë. Ju duhet tapranoni aplikacionin në mënyrë që ta përdorni.

Më pas keni një vënd aty që quhet Translation Links edhe një drop down menu. Hapeni menunë edhe kërkoni ku është gjuha SHQIP.

Mbasi të keni zgjedhu gjuhën Shqipe atëher do të bëhet automatikisht edhe  kthimi në të. Pastaj mund të shfletoni Facebook në gjuhën tonë të dashur.

Shpresojmë qe t’ju pëlqej sa me shumë kjo gjë.

 

Burimi: romeolab.com