Qysh Me bo Blof ne Poker?


Blofi(mashtrimi) në poker nuk është gjë që ka përdoret apo ka sukses gjithnjë. Megjithatë, nëse ndonjë natë luani poker me shokë apo në ndonjë kazino, për të pasur një numër të madh të chipave, duhet të dini edhe blofin. Këtu janë disa këshilla për blof të suksesshëm.

Shiqoni mundësitë e fitimit
Blofi mund të shkoj gabimisht dhe me këtë të ju humb shumë para, apo edhe reputacionin si lojtar. Duke futur para në një rund ku e dini se i keni gjasat e vogla për të fituar, po bëni një rrezikim të madh. Kurse një rund tjetër, mundësitë e fitimit i keni relativisht të mira për të fituar, kurse lojtarët tjerë mundohen të bëjnë blof, këtu ja vlen të rrezikoni.

Mësoni leximin e shenjave apo gjesteve
Shenjat janë të rëndësishme – janë analiza e mënyrës së luajtjes së pokerit. Përveç që ju mësëon kur të tjerët bëjnë blof, ato ua heqin edhe juve gjestet që mund të i tregojnë të tjerëve që po bëni blof. Gjithashtu kujdes kur shfaqni shenja artificiale, pra mundohuni të i bëni të tjerët të mendojnë se po bëni blof, e ju në fakt nuk po bëni një gjë të tillë.

Mos shfaqni emocion në fytyrë
Instikti i mirë apo edhe mendimi, duhet të kombinohen me aftësitë e përmbajtjes së emocioneve. Shiqoni letrat me kujdes. Mos jepni asnjë informacion, dhe mos ndryshoni asnjë shenjë në fytyrën tuaj. Sidomos, gabimin më të madh e bëni nëse shfaqni zhgënjim në fytyrën tuaj kur ju bien letrat e këqija.

Filloni Blofin
Pasi të keni kryer hapat e mësipërme, ju mund të filloni të bëni blof.

Filloni duke numruar sa lojtarë janë futur në atë dorë
Zakonisht, jo të gjithë lojtarët që janë në tavolinë futen në një dorë. Mundohuni të bëni blof me sa më pak lojtarë. Blofi ka më shumë gjasa të ketë sukses me 1 apo 2 lojtarë, se sa me 3 apo më shumë.

Rritni pot-in apo rritjen e dikujt tjetër
Filloni me rritje vet, ose nëse dikush bën rritje para jush, edhe ju bëni të njejtën përsëri. Megjithatë, mos bëni rritje shumë të madhe, sepse dikush tjetër mund të ketë dorë shumë të mirë. Rriteni sa për “ti treguar dhëmbët”.

Bëni check në Flop(3 letrat e para) dhe turn(letrën e 4) nëse është e mundshme
Në rundin tjetër, bëni një rritje të arsyeshme. Një bet i arsyeshëm do i bëj të tjerët të mendojnë se me të vërtetë keni diçka në dorë dhe po mundoheni të merrni sa më shumë chipa nga ata. Duhet guxim që të bëni blof, por nëse e bëni në mënyrë të duhur, në fund dilni fitues.

Letra e fundit (river) është më e rëndsishmja
Kjo duhet të jetë e fuqishme dhe e menjëhershme. Nëse para jush kanë bërë check, bëni rritje të madhe(raise me shumë chips). Nëse një lojtar bën rritje (raise) para jush, janë dy gjëra që mund të bëni. Nëse rritja është e vogël, një rritje më e madhe do i detyronte të largohen. Megjithatë, nëse bëjnë një rritje më të madhe, me mundësi blofi, shansat e juaja më të mira janë të bëni call ose të shkoni all-in. Ndjenja më e bukur në poker është kur e kuptoni se dikush po bën blof, dhe ju e gjuani nga dora me blofin tuaj.

Mos harroni, ndiqni instiktin tuaj
Ska rënëdsi sa këshilla keni marrë këtu, pa e përcjellur edhe instiktin tuaj dhe pa e bërë në mënyrën tuaj, blofi vështirë mund të ketë sukses.

Qysh me bo punim me ngjyra?

Qysh me festu ditën e numrit Pi (π)?