Qysh Me Bind Dikend me Ju Besu Prap?

 Pas ndarjes humbet edhe besimi i dikujt ndaj jush, dhe do duhet një durim dhe vendosshmëri e madhe që të kthehet ai besim. Me këmbëngulje dhe durim të madh, është e mundshme që të ktheni dëshpërimin e dikujt në anën tuaj, madje mund ta bëni personin tjetër që të besoj edhe më shumë se më herët.

Por, SI?

Mendoni se çfarë keni bërë Personi tjetër, sigurisht se ka pasur besim tek ju. Për këtë arsye, ju duhet të mendoni se ku keni gabuar, si e keni humbur këtë besim, dhe të gjeni mënyra që të kompenzoni gabimin e bërë. Mund të duhet të leni të kaloj pak kohë derisa gjërat të qetësohen. Në rast se e vëreni që keni sukses, duhet të vazhdoni të keni njëfarë përulje dhe gjithashtu të jeni i/e hapur. Krenarinë, ngritjen e zërit, nervozën e të gjitha këto harroni, sepse vetëm pak nga këto mund të ndikojnë edhe më negativisht, dhe ju vetëm sa i bëni punët më keq. Pendohu – me gjithë mend Pendohuni me të vërtetë. Mos u mundoni të justifikoni vetën apo të gjeni arsye për atë që keni bërë. Mos përdorni fjalët “por” ose “vetëm nëse”. Dhe asesi mos u mundoni të i hidhni gjërat tek personi tjetër, si psh “Me të vërtetë më vjen keq për atë që ka ndodhur, por sikur të kishe shkuar diku tjetër në vend se të vije ashtu befasishëm..”. Në asnjë mënyrë nuk duhet të hedhni fajin tek dikush tjetër, por duhet të merrni përgjegjësi për çdo veprim të gabuar që keni bërë. Dhe nëse ju vjen të qani, mos i mbani lotët. Qani lirisht. Lotët tregojnë sinqeritet, dhe gjithashtu tregojnë shenja se ju me të vërtetë jeni penduar. Shkruani pendimin tuaj Shkruani një letër. e-mail apo letër. Nëse jeni artistik, mund të jetë një formë arti. Ndonjëherë mund të jetë më e lehtë sesa të flasësh me dikë, megjithëse nuk preferohet ta përdorni si taktikë shmangie(pra të shmangni bisedën drejtpërdrejt vetëm për shkak të letrës). Mirëpo, mund të jetë si mënyrë e vetme, nëse personi ju anashkalon. Bëhuni specifik Kur pendoheni shkruani sa më shumë detaje. Për shembull “më vjen keq që isha i keq me ty” është OK, por “më fal që të lash vet në party. Ai veprim ishte shumë vetjak dhe i pamenduar për mu” do ishte shumë më efektiv. Kjo tregon se ju jo vetëm që e kuptoni që personi tjetër është hidhëruar me ju, por tregon se ju keni kuptuar që keni qenë gabim, dhe e kuptoni që e keni vendosur vetën mbi atë person. Ofroni kompenzim Nëse është e mundshme, bëni një plan për të ndërrmarë disa veprime. Pyetni se çfarë mund të bëni për të kompenzuar, ose propozoni ju vet ndonjë ilaç. P.Sh. ju nuk shkuat në një film që keni planifikuar ta shihni bashkë. Ftoni shokun tuaj në një film tjetër, duke e qerrasur. Mirëpo, nëse problemi është më serioz, psh i keni thënë mamit se po shkoni tek ndonjë shoqe, por në fakt ishtit në ndonjë shtëpi tjetër… Epo, jo çdo gjë mund të rregullohet. Të paktën jo menjëherë. Në këtë rrast duhet të kërkoni falje, të e kuptoni nervozën e prindit, dhe të leni të mirret vet me nervozë. Jepini kohë dhe hapsirë Nganjëherë, personit tjetër i nevojitet thjesht kohë dhe hapsirë për të kuptuar se ju me të vërtet jeni penduar. Kjo kohë e hapsirë i duhet edhe që të vërejë ndryshimet në sjelljet e tuaja. Ndodh që ta keni lenduar shumë keq personin prandaj mund ti duhet kohë sepse smund të ju fal menjëherë. Duhte të keni durim, sepse mund të ju ndodh që të ju kërkoj disa herë për më shumë kohë. Mos bëni presion Besimi i humbur njëherë vështirë fitohet përsëri. Prandaj, mos bëni presion tek personi tjetër që të ngutet dhe të ju fal menjëherë. Mëso dhe fale veten Mos harroni, ne të gjithë thejmë premtime, bëjmë gjëra të pamatura, dhe marrim vendime të gabueshme. Sigurohuni që ta kani falur veten nëse keni bërë gjithçka që me të vërtetë keni mundur ta bëni. Edhe nëse ju fal apo jo personi tjetër, mësoni nga gabimet tuaja. Pranoni që mund të mos rregullohet Fatkeqsisht, ndodh që të keni bërë gabime aq të mëdha, saqë personi tjetër nuk do pranoj asesi faljen tuaj. Në këtë rrast, do ishte më mirë nga të dyja palët që të ndahen sa më miqësisht, e ju të krijoni marrdhënie tjetër ku do mund ta vërtetoni vetën se mund të përmirsoheni, dhe se tashmë keni mësuar nga jeta. Pregadituni për shumë drama, por qetsoni veten Mund të ndodh që personi tjetër thjesht të mos ju flasë, dhe të largohet nga ju. Kjo mund të ju acarojë, por vendoseni vetën në pozitën e tij/saj, si do vepronit ju në atë rrast?

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?