Qysh me i bo “Like” Ripost-it?

Të pëlqesh faqe në Facebok nuk është aq e thjeshtë sa duket, këtë e kanë thënë edhe shumë filozofë me nam.

E ndër thjeshtësitë e rënda, sipas tyre, është edhe të bërit “like” RipostitFacebook. Like-u nuk bëhet do si do. Duhet parapërgatitje bukur të mira para se të bëhet një veprim i tillë. Ne vendosëm që të ju tregojmë se si me disa hapa t’a pëlqeni Ripost-in në Facebook.

1. Përgatiteni veten psiqikisht për të bërë like faqen tonë.

2. Së dyti, sigurohuni të keni mjaftueshëm ushqim ngase ky veprim harxhon bukur shumë energji, e ne nuk duam që ju të ndjeni plogështi pas dhënies së like-ut.

3. Pos ushqimit, është mirë të merrni ndonjë paketim smokash (kuptohet, prodhim vendor), dhe disa faculeta.

4. Gjeni një ambient të rehatshëm e ku qetësisht mund të uleni apo rrini të shtrirë.

5. Po që se keni ndonjë lap top në dispozicion, ju sygjerojmë te shtriheniij në bark, të hyni përmes llogarisë tuaj në Facebook dhe të humni disa minuta duke ngrënë smokat e blerë.

6. Pasi të keni përfunduar paketimin, merrni një faculetë dhe pastroni gishtërinjët tuaj (me gishta të pisët nuk bëhet një like kaq madhështor si ky për Ripost-in).

7. Me barkun plot dhe gishtat e pastër, ju tashmë jeni një hap më afër qëllimit tuaj, por, fillimisht pini një gotë ujë, merrni frymë thellë (mos harroni poashtu t’a lëshoni frymën).

8. Shkoni te hapësira kërkuese në të majtë dhe shkruani ripost (Shih foton).

RIPOST 39. Pasi të ju dal logoja jonë (Shih foton), klikoni mbi të.
RIPOST 2
RIPOST 4

 

  • herolind

    1000like

Qysh me reagu gjatë termetit?

Qysh me rritë shpejtësinë e performancës në Windows?