qyshmetro-join-our-family

Qysh me mbajt shallin me stil?

Idetë e mira janë gjithmonë të mirëseardhura, sidomos nëse bëhet fjalë për një copë të pashmangshme, siç është shalli, i cili ka mundësi të shumta transformimi dhe mund të përshtatet me cilindo stil.

Shtëpiake e bukur
Një shall i vogël mund të shërbejë më mirë se sa shiriti për flokë. Bashkojeni duke i dhënë formë të shiritit dhe lidheni në njërin skaj të kokës, ashtu që pjesën e pasme tërhiqeni deri në mes të kokës.

Pirateri 
Shallin tuaj mund ta bartni sikurse piratët e Karaibeve… Vendoseni shallin në ballë dhe thjeshtë lidheni në maje. Pjesët e rrudhosura tërhiqni, në mënyrë që shalli të përshtatet për mrekulli në kokë.

‘Kapela’ e madhe
Për këtë do t’ju duhet një shall i madh të cilin mund ta lidhni si trekëndësh. Silleni shallin rreth kokës, ashtu që pjesa ku do ta lidhni të tërhiqet në njërën anë të kokës dhe rrotullojeni nga lartë. Kur të arrini në lartësinë e dëshiruar, lidheni shallin në anën e kundërt.

Avangardë
Gjeni ndonjë shall me material “metalik”, formojeni si trekëndësh dhe vendoseni rreth ballit dhe lidheni nën flokë. Flokët ndajini në dy pjesë dhe vendosni mbi supe, ndërsa majën e trekëndëshit tërhiqeni në nyje të shallit. Po ashtu, flokët mund t’i mbuloni në tërësi me shall.

Stili hollivudian
Në stilin e Elizabeth Taylor blini një shall më të madh, të cilin do ta shndërroni në formë trekëndëshi dhe flokët lidhni bisht. Pjesën më të gjatë të shallit përshkojeni përgjatë bishtit të flokëve në qafë dhe lidheni nyje përpara. Me pjesën e lirë të majës së trekëndëshit mbulojeni nyjën dhe vendoseni nën të. Rregulloni rrudhosjet.

/Telegrafi/


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>