Qysh Me Apliku per tu Anetaresuar ne Tifozat Kuq e Zi?

Procedura e anëtarësimit bëhet në dy hapa: (1) së pari duhet ta bësh pagesën e anëtarësisë dhe (2) së dyti ne i shënojmë të dhënat tua në listën e anetareve. Nëse na mungon ndonjë informatë, ne ju kontaktojmë qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë me e-mail ose me telefon.

Pagesa e anëtarësimit

Pagesa minimale për anëtarësim është 10 Euro dhe vlen për një periudhë 2-vjeçare nga data e anëtarësimit. Ju keni mundësinë që të paguani anëtarësimin edhe për më gjatë.

Ekzistojnë tre mënyra për ta paguar anëtarësimin:

  1. Drejtpërdrejt te përfaqësuesit tanë (Kliko këtu)
  2. Në bankë në Tiranë, Prishtinë, Angli, Zvicër, Gjermani/EU
  3. Me dërgimin e të hollave në zarfë

Për çfarëdo pyetjesh tjera lidhur me pagesën, të lutem na shkruaj në e-mailin tonë qendror [email protected]