qyshmetro-join-our-family

Qysh me apliku për Startup Weekend Prishtina?

Startup Weekend Prishtina është një ngjarje 54 orëshe e cila mbledh ndërmarrës të profileve të ndryshme, programer, dizajner, marketing menaxher apo thjeshtë entuziastë për të startuar kompani në 54 orë. Pjesëmarrësit mund të prezantojnë idenë e tyre për 60 sekonda, dhe më pas votohet për idetë më të mira në mënyrë që të shkohet tutje dhe të formohen ekipe përreth ideve më të mira, për të zhvilluar kompani apo projekte, dhe për të përfshirë edhe ata që po
marrin pjesë thjeshtë se kanë frymën e një krijuesi në vete. Në ditën e fundit, bëhet demonstrimi para një jurie profesionale dhe para investitorëve të mundshëm, si dhe ofrohen shpërblime për vendet e para.

Startup Weekend është ngjarje globale dhe deri më sot ka organizuar mbi 460 evente anembanë botës dhe ka mbledhur mbi 45,000 pjesëmarrës, duke nxitur revolucion në shumë industri të botës e duke sjellë në jetë kompani të reja brenda 54 orëve si launchrock, clooudmine, zaarly, foodspotting, etj.

Në Prishtinë ngjarja vjen për herë të dytë dhe prej vitit të kaluar që mblodhi mbi 60 pjesëmarrës, kësaj radhe interesimi është edhe më i madh, veqanërisht për eksperiencën që ofron dhe për shpërblimet.

E ju qysh mund të aplikoni?

Si të vizitoni ueb faqen www.prishtina.startupweekend.org e shihni një buton të madh që shkruan REGISTER dhe ju klikoni pa hezitim mbi të. Pas kësaj, juve ju del një tabelë në eventbrite ku mund të zgjidhni biletën në bazë të profilitë që keni: Developer (Programer), Designer (Dizajner) apo Non-Technical (Jo-Teknik), ku që të gjitha kanë çmimin e njëjtë por
lehtësojnë punën e kuadrit që gjendet në event.

Me një çmim të këtillë ju përveq eksperiencës, kontaktit me njerëz të rinj dhe mundësisë për fitimin e shpërblimeve, juve nuk do t’ju mungoj as ushqimi e pija për 54 orë dhe në fund një party i llojit Startup Weekend, ku ju do të argëtoheni pa masë.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>