Qysh Me Apliku per Shtetesi Shqiptare me Natyralizim?

Shtetasi i huaj per fitim te shtetetsise shqiptare me natyralizim depoziton:

· Kerkesa e shtetasit te huaj drejtuar Presidentit te Republikes. Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesit (emer mbiemer, datelindje, vendlindje, shtetesine), adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem dhe adresen ku pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per fitimin e shtetsise shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesi;

· Mendimi me shkrim te nepunesit qe pranon dokumentet per nivelin e njohurive te gjuhes shqipe;

· Çertifikata e lindjes;

· Lejeqendrimi ne Repuliken e Shqiperise, sipas kritereve te ligjit per shtetesine (fotokopje e noteruar), ne se banon ne Shqiperi;

· Akti i pronesise se baneses ose kontrata e zenies me qera te baneses (fotokopje e noteruar);

· Kontrate pune per te punesuarit ose vertetim nga Zyra e tatimeve per te vetpunesuarit ose investitoret (fotokopje e noteruar);

· Dokumente qe vertetojne disponimin e mjeteve financiare te mjaftueshsme per jetese si garanci bankare, libreze kursimi, vertetime zyrtare te ardhurash (fotokopje e noteruar);

· Deshmi penaliteti e marre ne vendin e origjines dhe ne vendin ku kerkuesi ka patur qendrim legal per gjashte muajt e fundit;

· Dokument qe verteton qenien azilant, nese eshte i tille (Fotokopje e noteruar);

· Fotografi e aplikantit, cope tre (Ne rast se ka femije nen 14 vjeç, fotografi per secilin prej tyre).

· Çertifikate (kur eshte e nevojshme) per te vertetuar origjinen shqiptare te kerkuesit, deri ne dy shkalle, qofte dhe nga njeri prind.

Qysh me regjistru Shoqëri Aksionare, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, ose Kompani të huaj?