Qysh me apliku per pune ne Kanada?

Profesionet më të kërkuara në shtetin kanadez mbeten ato më pak të kërkuara nga tregu i punës. Formulari i aplikimit gjendet në faqen zyrtare dhe vetëm në këtë mënyrë mund të aplikoni dhe kërkesa juaj të quhet e ligjshme. Me ndryshimet që po pëson legjislacioni kanadez i emigracionit, pritet që ky vit të jetë eksperimental. Mund t’ju duket e vështirë në fillim që të gjeni një punë të përshtatshme për aftësitë dhe kualifikimin tuaj. Mund të jetë gjithashtu e vështirë të gjeni një punë që t’ju sigurojë aq të ardhurat që ju dëshironi, deri sa të krijoni eksperiencën tuaj kanadeze. Përpiquni të mos dekurajoheni. Kur të keni gjetur punën e përshtatshme, do të keni edhe përfitimet e eksperiencës së mëparshme. Kur aplikoni për një punë në Kanada, punëdhënësi juaj kërkon fillimisht të dhëna për ju. Prandaj ju nevojitet që të keni me vete një listë të punëve që keni bërë më parë dhe të arsimimit tuaj. Duhet të keni gjithashtu edhe letra reference nga punëdhënësit tuaj të mëparshëm, të cilat duhet të jenë në gjuhën angleze dhe frënge.

Këshilla

Nëse do të gjeni punë në Kanada mbani mend se është e jashtëligjshme në këtë shtet që të lihen vetëm në shtëpi fëmijët nën moshën 12 vjeç. Juve do t’u duhet që të paguani dikë që të kujdeset për ta, ndërkohë që ju jeni në punë. Mbani mend gjithashtu që disa profesione janë të rregulluara me ligj dhe për to nevojitet një licencë, një certifikatë e regjistruar për t’i praktikuar. Me fjalë të tjera ju duhet të arrini disa standarde të përcaktuara nga organizata përgjegjëse për profesionin tuaj në atë provincë që ju planifikoni të punoni.

Gjërat që duhet të dini

Vetëm oficerët e vizave në ambasadat kanadeze mund të vendosin nëse ju duhet të pajiseni me vizë. Përfaqësuesit e emigracionit nuk mund të garantojnë një vizë për ju, pasi asnjë nga këta përfaqësues nuk ka lidhje me zyrtarët qeveritarë. Të gjitha format dhe guidat kanë si kusht aplikimin për çdo lloj tip vize. Ato mund të gjenden vetëm në sajtin zyrtar kanadez. Qeveria kanadeze nuk do t’ju kërkojë në asnjë moment që ju të depozitoni para në asnjë bankë apo llogari personale apo të transferoni para nga një kompani private. Kështu që bëni kujdes në këtë drejtim, gjatë formulimit të aplikimit tuaj dhe nga formatet pirate. Taksat për vizë janë të njëjta si për të gjithë shërbimet në ambasadat kanadeze. Gjithashtu, duhet të dini se Qeveria kanadeze nuk përdor adresa e-mail komerciale. Të gjitha adresat e saj përfundojnë me“.gc.ca”.

Amendimet legjislative për emigrimin

Ligji i ri, një sistem i përgjegjshëm për sfidat e tregut

Kanadaja ka nevojë për një sistem më të drejtë dhe të përgjegjshëm emigrimi për t’ju përgjigjur sfidave të tanishme dhe nevojave që lindin çdo ditë në tregun e punës. Më e rëndësishmja mes tyre është ulja e kohës së pritjes në mënyrë që familjet të bashkohen sa më shpejt dhe punonjësit e kualifikuar të vijnë në një kohë sa më të shkurtër. Ka më shumë se 925 mijë njerëz që presin “në radhë”, pak a shumë sa planifikimi i Qeverisë për pesë vitet e ardhshme. Dhe në të njëjtën kohë qindra dhe mijëra persona vazhdojnë të aplikojnë çdo vit. Sipas ligjit të vjetër, të gjitha aplikimet duhet të vlerësoheshin dhe të ndiqnin një proces deri në vendimin përfundimtar. Detyrimi financiar pritej të rritej me 1.5 milionë deri në 2012, nëse Qeveria nuk do të merrte asnjë masë. Kjo do të thoshte një 10-vjeçar pritje për të gjithë aplikantët. Deri më tani, sipas aktit të vjetër legjislativ për emigrimin, pranimet bëheshin pavarësisht kualifikimit apo aftësive të punonjësve, me idenë se ata do të aftësoheshin për të gjetur një punë në Kanada.

Buxheti

Në buxhetin e 2008-s u parashikuan më shumë se 109 milionë dollarë kanadezë për 5 vitet e ardhshme për përmirësimin dhe modernizimin e sistemit të emigrimit. Si fillim, disa zyra do të shtojnë personel për të përmirësuar kohën e pritjes për aplikimet e përkohshme, studentët ndërkombëtarë dhe punonjësit e huaj të përkohshëm.

Kush mund të aplikojë

Punonjës të kualifikuar janë persona që mund të bëhen edhe rezidentë të përkohshëm, sepse ata janë të aftë që të stabilizohen ekonomikisht në Kanada. Gjashtë faktorët që ndikojnë në aplikimin tuaj janë edukimi, gjuha e folur, eksperienca, mosha dhe përshtatshmëria juaj.

Burimi: Metropol Biznesi/ parajsa.com

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?