Qysh me apliku për pension në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust)?

Shumë thjesht. Në datën e pensionimit (65 vjeç) merreni letërnjoftimin tuaj me veti dhe paraqituni në zyrën qendrore të Trusti-t në Prishtinë, ose në zyrat rajonale të ATK-së në: Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj ose Gjilan, kudo ku e keni më afër.

trust

Procesi i aplikimit kryhet brenda pak minutash nga vetë zyrtarët në institucionin përkatës, dhe më së largu brenda një muaji (varësisht nga data e aplikimit) kryhet pagesa në llogarinë bankare të të pensionuarit. Për të pensionuarit që kanë në llogari deri 2 mijë euro e gjithë shuma i kalohet në një pagesë të vetme, ndërsa të pensionuarit që kanë mbi 2 mijë euro marrin nga 150 euro çdo muaj derisa e gjitha shuma e kursyer të shterojë.

  • Fahri

    Sa kam vite ne Trust pensional

    • jede

      Drejtohuni në zyrat përkatëse për ta kuptuar. Mjaftuan letërnjoftimin ta keni me vete.

  • shyhretehyseni

    nese me duhen kursimet per shkaqe shendetsore a mund te terhiqen pa i mbushur vjetet per pension

Qysh me regjistru Shoqëri Aksionare, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, ose Kompani të huaj?