Qysh me apliku në Youth Film Fest?

Udhëzime rreth aplikimit në Festivalin e Filmit për të Rinjë.

Temat për këtë vit janë: Fuqizimi i të Rinjve, Gratë në Biznes, Ambienti, Teknologjia dhe Shoqëria, ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë nga Kosova të moshës 16 deri në 30 vjeç, të cilët shfaqin interesim në fushën e filmit, apo dëshirojnë të paraqesin pikëpamjet e tyre në lidhje me temat e përzgjedhura.

Njoftim me rëndësi: Filmat aplikues, duke përfshirë filma të shkurtër, dokumentarë ose filma të animuar duhet të jenë të pa-publikuar, ose të publikuar por jo më të vjetër se 2 vite. Keni parasysh që filmat të cilët tashmë kanë marrë pjesë në festivale të ngjashme në Kosovë dhe jashtë vendit, nuk mund të jenë pjesë e garës.

Regjistrimi:

Regjistrimi duhet të bëhet ne web site zyrtar të Youth Film Fest www.youthfilmfest-ks.org

adf9f522-281e-42be-9ac1-4cab58905b18

  1. Regjistrimi ne Eventbrite

Pas regjistrimit ne web-faqe ju do të transferoheni ne Eventbrite për të plotësuar informatat e kerkuara nga Festivali. Ju duhet të aplikoni me emrin e personit kontaktues.

a3fee3e1-b6b2-4e4f-943b-3e8d52805ec5

  1. Perfundimi i aplikimit:

Pasi të plotësohen të gjitha informatat e kërkuara dhe ju shtypni “Complete Registration” atëhere ajo që mbetet të bëni është të shtypni tiketën dhe bashkë me filmin në CD ta sjellni ne Innovation Centre Kosovo(ICK) në Prishtinë.

Informata shtesë:

  1. Filmat nuk është e nevojshme të jenë profesionalë
  2. Kohëzgjatja e filmit duhet të jetë 3-40 minuta
  3. Mund të përdorni të gjitha mjetet per të realizuar filmin, duke përfshirë edhe telefonin.

Qysh me i ditë gjërat që duhet kushtuar vëmendje tek meshkujt?