Qysh me mbush telefonin përmes bankomatit?

Nëse keni mbetur pa kredi në telefon dhe keni nevojë për të, ju mund t’a shfrytëzoni njërin prej bankomateve të ProCredit për t’a mbushur telefonin tuaj, me debit apo kredit kartelë.

Me anë të këtij shërbimi, të gjithë klientët e Bankës ProCredit mund t’a mbushin telefonin e tyre në çdo kohë në Zonat 24/7 kur ata kanë nevojë. Mbushjet përmes bankomatit ofrohen për telefonitë mobile si: Ipko, Vala dhe Z-mobile. Për t’a shfrytëzuar këtë mundësi, klientët duhet paraprakisht të lidhin marrëveshje në bankë për këtë shërbim.

Klikoni Zonat 24/7 për të parë lokacionet më të afërta të Zonës 24/7 në rrethin tuaj.

Ndiqni videon udhëzuese si t’a mbushni telefonin përmes bankomati:

Qysh me pa bilancin e llogarisë në bankomat?

Qysh me ndrru PIN-in e kartelës në bankomat për 50 sekonda?