Qysh me mbulu mavijosjen në lëkurë?

1.Në zonën e mavijosur aplikoni një sasi korrektor të lëngshëm.

Zgjidhni ngjyrën e korrektorit në nuancë më të hapur se lëkura juaj.

Me anë të gishtërinjëve apo sfungjerit të makeup-it shtypni korrektorin në mavijosje lehtësisht derisa të përhapet.

mavijosje-1

2.Pasi të keni mbuluar mavijosjen me një shtresë korrektori, aplikoni një shtresë sherku duke përsëritur të njejtën procedurë.

Kjo do të ndihmojë të bëhet ngjyra e njejtë e zonës së mavijosur me lëkurën, si dhe siguron më shumë ‘mbulesë’.

mavijosje-2

3.Hapi përfundimtar është të aplikoni pudër me ngjyrë shumë të hapur, apo pudër bebesh mbi zonën e mbuluar.

Kjo do ta mbajë makeup-in në vend që të mos përhapet në pjesë tjetër të lëkurës.

mavijosje-3

Qysh me përgaditë maskë për largimin e rrudhave?

Qysh me përgaditë maskë zbutëse për fytyrë?