Qysh me largu xhelozinë e fëmijës?

Foshnjat pak më të rritura dhe të vegjëlit shpesh kanë tencencë të xhelozojnë kur nënat e tyre mbajnë një tjetër foshnje, thekson pediatrja Tanya Remer Altman.

Zakonisht kjo ndodhë mes moshës 9 dhe 15 muaj.

Nëse ju shkoni për vizitë diku me fëmijën tuaj dhe papritur e merrni në krah një tjetër foshnje, atëherë do të vëreni se fëmija do të irritohet pamasë dhe do të fillojë të zvarret nga ju për të kërkuar vëmendje, thotë Altman.

Në këtë moshë, fëmija është shumë i vogël për të kuptuar konceptin e ndarjes së nënës me dikë tjetër.

Në raste të tilla, lëshoni foshnjen që e keni kapur, afrojeni fëmijën tuaj dhe përkëdheleni së bashku me fëmijën tuaj foshnjen.

Pasi të mashtrohet fëmija duke lozur me lodra nëpër dhomë, ju mund ta duani sërish foshnjen e mikes.

Kur fëmija juaj është më i madh, është shumë e rëndësishme që ta mësoni të pranojë përkushtimin dhe vëmendjen tuaj kundrejt fëmijëve tjerë.

Një mënyrë për ta bërë këtë është të përfshini fëmijën tuaj në bashkëpunim, sqaron Altman.

Pyesni fëmijën “A ta mbajmë këtë foshnje së bashku”?, ose thuani “Unë dua ta mbaj pak këtë foshnje, do të më ndihmosh”? fëmija juaj mund të mbajë batanijen apo këmbët e foshnjes, në këtë mënyrë edhe ai asiston në përkushtim.

“Nëse ju e përfshini edhe fëmijën tuaj të merr pjesë, ai do të ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë në bashkëpunim”, thekson Altman.

Dhe asesi mos harroni ta lavdëroni që ka bërë një punë të mrekullueshme duke ju ndihmuar juve.

xhelozii

Qysh Me Vendos Qelesin e Zemres ne Shishe?

Qysh Me i Tregu Ndonje Anetari te Familjes se ata Jane Duke i Lenduar Ndjenat Tuaja?