Qysh me i largu fëmijët nga teknologjia?

1. Largoni pajisjet nga dhoma e gjumit

Sipas një studimi të bërë, thuhet se rreth 73% e të rinjve mes moshës 6 deri 17 vjeç posedojnë nga një pajisje elektronike në dhomën e tyre.

Mjekët rekomandojnë heqjen apo largimin e pajisjeve elektronike nga dhoma e gjumit, dhe krijoni një atmsoferë qetësuese apo relaksuese ku jeni tërësisht të shmangur nga bota teknologjike.

femijet 2

2.Lexoni bashkë me fëmijët tuaj

A keni ndonjë fëmijë që nuk e pëlqen leximin?

Përderisa ka aplikacione që mund të adresojnë këtë problem, mënyra më e mirë është të kaloni kohën duke i lexuar fëmijës suaj. fëmijët më të vegjël më së shumti e pëlqejnë kohën që u jepet ta kalojnë me prindërit, sidomos librat me fotografi dhe figura stimulojnë imagjinatën.

femijet 1  

3. Përcaktoni kohë specifike për përdorim të teknologjisë

Një nga mënyrat e largimit të fëmijëve nga bota e teknologjisë është të përcaktoni kohë specifike se kur mund ti përdorin tabletat apo të luajnë video lojra, dhe kohën e mbetur ta kalojnë me familje. Në vend të kësaj, inkurajoni komunikim mes anëtarëve të familjes në mënyrë që fëmijët tuaj të praktikojnë të folurit dhe komunikimin, si dhe të mund të shprehen për veten e tyre.

femijet 3

Qysh me e largu frikën e fëmijëve nga errësira?

Qysh me i transmetu vlerat morale tek fëmijët?