Qysh me largu aromën e ushqimit nga duart?

Ushqimet mbajnë përgjithësisht aromë para, gjatë dhe pas gatimit të tyre.

Askush nuk do t’i rezistonte dot aromës së këndshme të biskotave të pjekura apo në një rast tjetër të një pice.

Por, një vend që ju nuk do të donit kurrësesi të mbante erë ushqimi janë duart tuaja.

Hudhrat, qepët, prodhimet e detit, llojet e ndryshme të mishit, janë produkte të cilat kanë vërtetë një aromë të rëndë.

Si rrjedhojë, teksa ju i gatuani ato lënë një aromë e cila mund të qëndrojë me orë të tëra, edhe pasi ju i keni larë disa herë. Mund t’i doni shumë këto ushqime, por aromën e tyre me siguri që jo.

Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund ta zgjidhni këtë problem, dhe me siguri shumicën e gjërave që ju nevojiten i keni rreth jush.

Lëngu i limonit

Lëngu i limon it ka aftësi të neutralizojë aromat e pakëndshme, veçanërisht ato të ushqimeve. Ai punon veçanërisht me aromën therëse të peshkut. Provoni të lani duart me lëng limoni, ose fërkojini ato me një gjysmë limoni dhe më pas lajini ato me ujë të pastër.

Llumi i kafesë

Është një nga mënyrat më të mira për eleminimin e aromave të ushqimeve. Merrni disa kokrra kafeje ose kafe të bluar dhe fërkoni me to duart tuaja. Mbajini derisa era të jetë zhdukur tërësisht dhe më pas lajini duart me ujë dhe sapun.
Mund të mos e doni shumë kafenë, por kjo metodë do të jetë një shpëtim për ju.

Sodë buke

Çfarë nuk mund të bëni me sodë buke? Ia vlen të quhet përbërës “universal” për shkak të përdorimeve të saj të shumta. Në këtë rast, vjen si një neutralizues i shkëlyer i aromës së ushqimeve. Shtoni një lugë çaji në duar dhe lajini ato njëkohësisht edhe me sapun si zakonisht.

Sea Food Innings Hands Summer

Qysh me kriju sapun të lëngshëm?

Qysh me përgaditë dezinfektues natyral?