Qysh me largu ankthin?

Këshillohet të shmangen qëndrimet strikte e shumë protektivë kundrejt fëmijëve, duhet pasur kujdes në trasmetimin e ankthit që prindërit mbartin për të mos e trasmetuar të fëmijët, mbështetini kur kanë nevojë, vlerësojini kur duhet, mos mbysni nismat dhe ndihmojini të rritin besimin në vetvete.

1.Pakësimi i alkolit, duhanit, kafesë apo pijeve me kafeinë, drogave të ndryshme ul nivelet e ankthit.

Flini mjaftueshëm.

Pagjumësia e shton ankthin..

Një gjumë i qetë e i mjaftueshëm 7-9 orë në natë ul nivelet e ankthit.

  1. Evitoni stresin.

Ruani qetësinë. Gjatë ankthit frymëmarrja përshpejtohet, kurse zemra rreh më shpejt.

Shpesh personat me çrregullime ankthi fiksohen pas këtyre ndryshimeve, masin pulsin e frymëmarrjen.

Kjo rëndon më tej gjendjen, sepse favorizon rritjen e ritmit të zemrës, shton vështirësinë e frymëmarrjes, të dridhurat, ndjenjën e rrëzimit etj.

  1. Kontrolloni frymëmarrjen.

Qëllimi është të merrni frymë thellë e sa më normalisht, duke vënë në lëvizje barkun, dhe jo kraharorin.

Kjo quhet frymëmarrje abdominale.

Nga 10 minuta çdo ditë janë të mjaftueshme dhe me rezultate të mira kundër ankthit.

 

  1. Sporti (ecja,vrapi, biçikleta) është një rrugë e mirë kundër stresit e ankthit.

Ai vë në lëvizje muskujt, përmirëson frymëmarrjen dhe oksigjenimin e trurit, kujtesën e arsyetimin. Ideale do të ishin 30 minuta 3-5 herë në javë.

Qysh me kontrollu temperamentin?

Qysh me pasë mendje të shëndoshë?