Qysh me i la enët më shpejtë?

1.Lani me ujë të ngrohtë

Përdorni ujë të ngrohtë për të larë enët.

Yndyra kërkon ujë shumë të nxehtë, që të largohet sa më shpejt.

Kështu që përdorni ujë sa më të nxehtë të keni mundësi për gjatë gjithë procesit të larjes së enëve.

2.Lajini me radhë

Kur filloni të lani enët, më të rëndësishme për t’u hequr qafe janë ato me shumë yndyrë.

Ato mbushini me ujë dhe filloni me gotat, pastaj vijnë lugët dhe pirunjtë, pjatat dhe tasat, më pas enët me shumë yndyrë dhe tenxheret, apo tiganët.

3.Pastrimi

Pasi mbaroni ushqimin, hiiqini menjëherë mbetjet nga enët.

Ky është një veprim që do t’ju kursejë shumë kohë gjatë procesit të larjes.

Në momentin që po mblidhni tavolinën, me një qese dhe një letër kuzhine mblidhni mbeturinat e tepërta nga pjatat.

Qysh me largu ngjyrën e markerit nga materialet?

Qysh me i largu njollat e stilolapsit?