Qysh me i kuptu sinjalet që na japin qentë përmes gjuhës së trupit?

Bashkëjetesa mes njeriut dhe qenit është një lidhje që ekziston e zhvillohet që prej mëse se 10 mijë vjetësh. Atëherë kur njeriu vendosi të zbusë e të përdorë pjesëtarin e familjes së Canis Lupus, duke e kthyer atë në “Canis Familiaris”. Marrëdhënia mes dy specieve nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, për shkak të gjuhës së përdorur e të panjohur mirë nga të dy palët.

Nëse njerëzit kujdesen për të përcjellë çdo ngjyrim të mendimit apo emocionit, shoqëruar nga fjalë, tinguj, gjeste, etj., qentë kujdesen për të bërë të njëjtën gjë, por në gjuhën e tyre. Është provuar përtej çdo dyshimi se qentë e kanë më të lehtë të kuptojnë gjendjen tonë emocionale dhe mendimet tona edhe nëse ne nuk I shprehim ato.

Detyra jonë është të tregojmë kujdesin e duhur për të kuptuar shenjat që na dërgon qeni, kur kërkon të shprehë emocionet e tij, në mënyrë që të shmanget çdo “incident diplomatik” mes palëve. Për këtë nuk duhet as një përgatitje enciklopedike dhe as një kurs trajnimi.

bea8aa766d28e2e5b5acc81f69fbf531
“Gjuha” e bishtit
Kur shihni një qen që po tund bishtin me forcë, mesazhi është i qartë: “Jam i lumtur që po të shoh.”. Nga ana tjetër, nëse një qen qëndron përballë jush me bishtin pothuajse në gjendje të lirë, por pa lëvizur, me siguri dëshiron që t’ju njohë disi më mirë. Ndoshta nuk do t’ju sulmojë, por nuk është as gati t’ju japë një përqafim të madh. Kini kujdes, sidomos nga një qen që ju sheh në sy, me bishtin ngritur lart dhe pa lëvizur. Është me siguri i shqetësuar dhe nuk është çudi që t’ju sulmojë, nëse ju nuk shihni punën tuaj.
“Gjuha” e veshëve
Qentë nuk komunikojnë vetëm me pjesën e tyre të pasme. Përthyerja e veshëve pas kokës dhe animi i kokës në njërin krah mund të tregojnë interes, por jo rrallë edhe frikë. Nuk është çudi, në rast se kjo frikë shfaqet me sjellje agresive ndaj, nëse nuk e njihni qenin mirë, kini kujdes në kontaktin me të. Nëse qeni juaj dëgjon diçka interesante apo sheh një objekt që i intereson, do ta shihni me veshët lart, me vëmendjen për të reaguar, në rast nevoje. Ju takon të jeni më të vëmendshëm për të paraprirë sjelljen e tij në çdo rrethanë që mund të paraqitet. E shini me veshët pas e kokën ulur poshtë? Me siguri që ka frikë. Bëni ç’të keni mundësi që të mos e shihni kurrë qenin tuaj në këtë gjendje. Një qen i frikësuar është një qen i dëshpëruar.

“Gjuha” e fytyrës
Qentë dinë t’ju lexojnë në çdo tonalitet të humorit tuaj. Në rast se ju jeni I trishtuar edhe qeni juaj do të jetë I trishtuar. Në rast se ju jeni i lumtur dhe i gatshëm për ta ndarë këtë lumturi me të, më shumë gjasa, do t’i shihni në portret një buzëqeshje vesh më vesh. (Kujdes! Mos e ngatërroni këtë grimace me ngërdheshjen: ajo do të thotë “Largohu!”

“Gjuha” e trupit
Shpesh qentë komunikojnë edhe me gjithë trupin e tyre, për të përcjellë tek
ju mesazhin që duan të japin. Përkulin bustin në ftesë për lojë apo shtrihen me katër këmbët në ajër; mesazhi është i qartë: ”Jam miku yt, eja të luajmë!”. Nëse e shihni qenin përballë jush, ulur, të vëmendshëm ndaj jush, por pa interes për t’u afruar, kujdes! Ajo që do t’ju thotë me pak fjalë, përkthehet: “S’dua të më vish afër!”.