Qysh me kriju shampo kundër pleshtave?

Mirëmbajtja e kafshëve shtëpiake mund të jetë e kushtueshme, si dhe duhet kujdes i shtuar.

Për të larguar pleshtat nga kafshët, dhe për të parandaluar kthimin e tyre mund të përgaditni këtë shampo, përbërësit për të cilin gjithsesi se i keni në shtëpi.

Përbërësit:

  • ½ gote ujë
  • ¼ e gotës uthull e bardhë e distiluar
  • ¼ e gotës deterxhent enësh.

1.Vendosni ujin në një shishe të sapunit të lëngshëm.

2.Shtoni uthullën.

Uthulla ndihmon në mbytjen e pleshtave dhe gjithashtu parandalimin e kthimit të pleshtave në të njejtin vend.

3.Shtoni deterxhentin e enëve.

4.Vendoset kapaku në shishe dhe përzihen përbërësit.