Qysh me kriju personalitet tek fëmijët?

Prindërit duhet të krijojnë mjedisin e përshtatshëm për fëmijën që të eksperimentojë dhe njohë sa më shumë nga mjedisi dhe vetja.

Ja disa këshilla të thjeshta për të ndihmuar fëmijën tuaj të arrijë konfidencialitetin tek vetja dhe një nivel të kënaqshëm autonomie:

Duke njohur më shumë çfarë është i aftë të bëjë një fëmijë i kësaj moshe.

Interesohuni pranë librarive, bibliotekave ose specialistëve që kujdesen për fëmijën tuaj dhe mësoni sa shumë gjëra dinë fëmijët tuaj. Gradualisht ata shkathtësohen: ecin, ushqehen, pastrohen, vishen vetë dhe flasin. 

Duke respektuar dëshirën e fëmijës për të mësuar gjëra të reja.

Fëmijët pyesin shumë.

Ndihmojini ata të gjejnë përgjigjet. Ju jeni aty pikërisht, sepse keni më shumë përvojë jetësore apo njohuri të caktuara profesionale, ndajini ato me fëmijën tuaj. 

Duke e lënë të lirë të provojë veten në situata të reja.

Fëmija do të flasë me njerëz të rinj, do të luajë me fëmijët e tjerë në park, do të zhytet në legenin me ujë, do të trembë dikë duke ulëritur papritur te veshi etj.

Kini parasysh se fëmija do të mësojë diçka nga të gjitha këto eksperienca, ndaj përpiquni të menaxhoni frikërat apo dyshimet tuaja për mirëqenien e tij.

Duke qenë gjithnjë prezent në jetën dhe ditën e fëmijës, për t’i dhënë udhëzimet dhe mbështetjen e nevojshme.

Mos u zhdukni nga qarkullimi.

Mos i lini fëmijët të lirë pa kufij.

Fëmija ka nevojë të dijë se cilat janë sjelljet e lejueshme dhe cilat jo, cilat janë sjellje shpërblyese dhe cilat janë sjellje që ndëshkohen.

Fëmija ka nevojë për ndihmën dhe inkurajimin tuaj për të çuar deri në fund një proces të caktuar. 

Krijoni kushtet për aktivitete të reja, eksploruese dhe krijuese për fëmijët tuaj. Blini lodra jo të kushtueshme, të përbëra nga shumë pjesë, funksionale nga të cilat fëmija juaj vërtet mund të mësojë diçka.

Corporate Photo, two smiling girls and one smiling boy looking up at the camera while they are hugging each other.

Qysh me i transmetu vlerat morale tek fëmijët?

Qysh me ditë kur duhet ndryshuar faza e ushqimit të fëmijës