Qysh me kriju mbajtëse ngjyrash?

Nevojiten:

  • 2 shishe plastike
  • ngjitës
  • zinxhir që i përshtatet perimetrit të shishes.

1.Prisni me gërshërë fundin  e dy shisheve në gjatësinë e dëshiruar.

2.Vendosni zinxhirin brenda skajeve të njërës shishe.

Ngjiteni me anë të ngjitësit në skaje.

3.Hapeni zinxhirin në mënyrë që të mund të ngjitni pjesën tjetër të shishes.

4.Njësoj veproni me anën tjetër të zinxhirit, duke ngjitur me ngjitës.

Pasi të jetë tharë ngjitësi, mbajtësja e ngjyrave do të jetë gati për përdorim.

 

Qysh me i tha petalet e trëndafilave?

Qysh me përgaditë lule dekoruese për pije?