Qysh me kriju freskues ajri?

Freskuesit e ajrit janë të mbushur plot me kemikale dhe përbërës të cilët nuk janë të njohur për ne.

Këto mund të jenë edhe mjaft të kushtueshme.

Është shumë e thjeshtë të krijoni një freskues vet me erë të këndshme.

Përbërësit:

  • 1 gotë sodë bikarboni
  • 10 pika vaj esencial të preferencës suaj.

1.Shtoni një gotë sodë bikarbone në një kavanoz të vogël.

2.Shtoni vajin esencial të zgjedhjes suaj, preferohet vajin limoni, livandos apo mentes.

3.Përzieni përbërësit derisë të jetë inkorporuar vaji në gjithë sasinë e sodës.

4.Bëni disa vrima në kapak dhe vendoseni në dhomë për ajër të freskët.

Qysh me kriju sapun të lëngshëm?

Qysh me përgaditë dezinfektues natyral?