Qysh me krem me biskota?

Përbërësit:

  • 500 ml lëng kajsish
  • 1 puding vanillë
  • 100 gram pjeshkë kompot
  • 100 gram biskota të bluara
  • 50 gram mjaltë
  • 4-5 lugë ajkë të ëmbël.

Pluhuri i pudingut përzihet me 4 lugë lëng kajsishë, pjesa tjetër e lëngut vlohet.

Zihet pudingu, zbrazet në gota dhe ftohet.

Kajsitë bluhen me mikse, përzihen me biskotat e bluara dhe ëmbëlsohen me mjaltë.

Kësaj mase i shtohet pak ajkë e tundu, përzihet mirë dhe derdhet në gota mbi puding.

Kremi zbukurohet me ajkë sipas dëshirës.

Qysh me përgaditë gurabi me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me qumësht?