Qysh me kontrollu lëkurën e yndyrshme gjatë verës?

1.Ndryshoni dietën tuaj.

Në bazë të disa kërkimeve, është zbuluar se sa shumë dieta influencon prodhimin e sebumit dhe se si disa ushqime kanë ndikim ne rritjen e saj.

Produktet e qumështit konsiderohen si ushqimet që më së shumti ndikojnë në rritjen e prodhimit të sebumit.

Duke reduktuar apo eleminuar produktet e qumështit nga dieta juaj, ju parandaloni poret tuaja nga mbyllja.

yndyra 1

2.Pastrimi i lëkurës ka rëndësi  për të gjitha llojet e lëkurës, por më së shumti për llojin e yndyrshëm të lëkurës.

Djersa dhe teprica e sebumit mund të transformojnë lëkurën në një vend të përshtatshëm për mbledhjen e bakterieve.

Pastroni fytyrën me pastrues adekuat për llojin e lëkurës suaj në mëngjes dhe në mbrëmje.

Nëse ushtroni fitnes, pasi të përfundoni pastroni përsëri fytyrën.

yndyra 2

3.Një aspekt mjaft i bezdisshëm për lëkurën e yndyrshme është se sebumi bën që makeup-i të rrëshqasë nëpër fytyrë e të shkelqej.

Për të parandaluar apo reduktuar këtë fakt, para se të aplikoni sherkun aplikoni një shtresë të bazës për fytyrë.

yndyra 3

Qysh me përgaditë maskë kundër shenjave në fytyrë?

Qysh me ditë sa shpesh duhet bërë tretmane të fytyrës?