Qysh me indeksu websajtin tuaj në Google Search?

googleNëse keni një website, dhe nuk dini sesi ti shfaqni faqet e websajtit tuaj në rezultatet e Google Search, atëherë ndjekni hapat në vijim.

Hapi 1:
Hapeni një llogari në Google, ose nëse tashmë keni, klikoni këtu

Hapi 2:
Klikoni “Sign in to Webmaster Tools”, dhe shkruani të dhënat e llogarisë tuaj, pra emrin përdorues/email dhe fjalëkalimin.

Hapi 3:
Pasi të kyçeni në “Webmaster Tools”, hapet faqja startuese, ku shkruan “Welcome to Webmaster Tools”, shkoni në fund të faqes, pra nën video-tutorialin, tek kutia ku shkruan www.example.com, shkruani adresën e websajtit tuaj, pastaj klikoni “add site”.

Hapi 4:
Nëse blogu juaj është “hosted” nga Google, si p.sh platforma “Blogger.com” atëherë pronësia e websajtit verifikohet në mënyrë automatike, por nëse websajti juaj është “hosted” në ndonjë kompani tjetër, atëherë ju duhet ta verifikoni pronësinë.

Hapi 5:
Në anën e majtë, tek “Webmaster Tools” klikoni, opcionin zgjerues “Crawl” pastaj klikoni nën-opcionin Sitemaps.

Hapi 6:
Në anën e djathtë lartë, gjendet butoni me ngjyrë të kuqe ADD/TEST SITEMAP, klikoni atë, dhe pas adresës së websajtit tuaj, ju duhet të shkruani pjesën tjetër të RSS.

Hapi 7:
Adresa RSS, në websajtet e hostuara nga Blogger janë të këtilla:
adresajuaj.blogspot.com/feeds/posts/default
adresajuaj.blogspot.com/atom.xml
Adresa RSS, në websajtet që përdorin platformën WordPress është:
adresajuaj.com/feed/

Hapi 8:
Pas shtimit të suksesshëm të “Sitemap”, pas një kohe 2-3 ditëshe shumica prej faqeve të websajtit tuaj do të indeksohen në Google Search.

 

  • Florian

    Faliminderit Shumë

Qysh me dëgju radio shqip në telefon?