Qysh me hartu një plan biznesi?

Plani i biznesit paraqet një dokument të domosdoshëm dhe të rëndësishëm për themelimin e një biznesi, për menaxhimin, rritjen dhe zhvillimin e tij.

Plani i biznesit duhet të siguroj informatat e mëposhtme:

1.Ku ndodhemi në momentin e tanishëm?

2.Ku dëshirojmë të arrijmë?

3.Si të arrijmë atje?

4.Sa janë të vlefshme sakrificat në krahasim me investimet që kemi për të bërë?

Plani i biznesit përmban:

  • Rezymenë, e cila është përmbledhje e shkurtër e planit të biznesit e cila shkruhet në fund, por vihet në fillim dhe përmban informata kyqe dhe shumë të përmbledhura mbi investitorin ,shërbimet dhe tregun.
  • Historikun e shkurtër dhe gjendjen e përpiktë. Këtu shkruhen shkurtimisht informatat mbi të kaluarën dhe ecurinë e zhvillimit nga të gjitha aspektet për tu ndalur më hollësisht lidhur me gjendjen e shitjes.
  • Analizat e pozicionit dhe analizat SWOT(Strength, Weakness, Opportunities, Threats), ku analizohen përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet biznesi.
  • Përcaktimi i qëllimeve për një periudhe të ardhsme kohore, ku në të shumtën e rasteve përfshin 3 vite.
  • Analiza e tregut( produkti dhe shërbimi që ofrohet, tregu që synohet, segmentimi, kërkesa, konkurrenca, qmimet, plani i shitjes dhe plani i promovimit të biznesit).
  • Aspektet teknologjike dhe përshkrimi i procesit të punës për sajimin e produktit dhe shërbimit dhe lokacioni.
  • Aspektet e menaxhimit( struktura e organizimit, përshkrimi i punëve, ndarja e punëve dhe aftësimi i personelit).
  • Identifikimi i shpenzimeve dhe investimeve e burimeve të financimit.
  • Analiza financiare përfshin parashikimet financiare, rrjedhën e parasë, pasqyrën e të ardhurave, bilancin e gjendjes etj.

plan biznesi

Qysh me u bë femër e suksesshme?

Qysh me folë pa pare?