Qysh me i eleminu rrudhat e para në fytyrë?

  1. Qëndroni larg nga dielli– Dielli është armiku më i madh i lëkurës prandaj shmanguni sa më shumë rrezeve të tij, në këtë mënyrë do të ju shmangeni edhe rrudhave të vogla dhe të padëshiruara të fytyrës.
  2. Ushtroni fytyrën tuaj– Një nga mënyrat më të mira për të hequr qafe rrudhat dhe linjat e padëshiruara, është ushtrimi I fytyrës tuaj. Ushtrime të thjeshta si të tilla p.sh. duke hapur gojën, duke rritur lartësinë e fytyrës tuaj apo pickimin e ndjeshëm të vetullave, ju mund të hiqni linjat e vogla në vendet problematike.
  3. Fleni në shpinë – Duke fjetur në shpinë është një tjetër mënyrë e përkryer për të hequr linjat e padëshiruara nga fytyra.
  4. Pas dëmit të lëkurës të shkaktuar nga dielli, alkooli dhe duhani janë shkaktaret më të mëdhenj të rrudhave dhe linjave të padëshiruara në fytyrë. Prandaj ndaloni këto vese dhe menjëherë do të vëreni që disa prej linjave do të fillojnë të zhduken.

rrudhat

Qysh me apliku korrektorin në fytyrë në mënyrën e duhur?

Qysh me kriju deodorant natyral?