Qysh me e largu frikën e fëmijëve nga errësira?

Frika ndaj errësirës  nis saktësisht kur fëmijët të arrijnë moshën për të shkuar në çerdhe.

‘Largimi’ nga nëna, edhe pse e pashmangshme, duhet të bëhet në mënyrë graduale.

Megjithatë, ky largim shkakton te fëmijët frikën nga terri, gjë që ka të bëjë me frikën e braktisjes së tyre nga prindërit.

Edhe shkuarja në çerdhe, ndonëse te disa fëmijë nuk manifestohet me ndonjë problem të theksuar, i shqetëson ata, sepse përballen me një ndryshim.

Ndërkohë, fëmijët e shprehin ndjenjën e pasigurisë përmes frikës nga errësira.

Është shumë e rëndësishme që fëmija të ketë një bazë të sigurt, prandaj është e këshillueshme që para se të ndahen nga prindërit, t’ua përkujtoni që ta kenë gjithnjë në mendje nënën dhe babanë.

Një këshillë tjetër është që t’i jepni me vete një objekt që ta ruajë derisa të kthehet në shtëpi, i cili ua kujton dashurinë e prindërve, për shembull lodrën e tij të preferuar.

Natën është mirë që të qëndroni me fëmijët, derisa ata t’i zë gjumi.

Edhe këtë radhë, është mirë që t’ua jepni ndonjë lodër, mbase ndonjë që ka “fuqi magjike”.

Këto gjëra mund ta ndihmojnë atë që të luftojë me “përbindëshat” në errësirë.

Qysh me i evitu shqetësimet e foshnjave?

Qysh me i trajtu lythat tek fëmijët?