Qysh me e dallu mishin e freskët?

Këto janë disa këshilla shumë të thjeshta sesi të dalloni mishin sipas llojit të tij.

Mish i grirë

Mishin e grirë mënyra më e mirë për ta marrë të freskët është të qëndroni tek kasapi dhe ta merrni sapo të të grihet. Maksimumi që mund të qëndrojë mishi i grirë është 1 ose 2 ditë, çdo produkt tjetër i cili është i konservuar si mishi i grirë është i pasigurt.

Mëlçitë e viçit, qengjit apo pulës

Nëse dëshironi të blini mëlçi zgjidhja më e mirë është të drejtoheni tek dyqanet e mishit. Mëlçia konsumohet e freskët, dhe ngrirja e mëlçisë nuk është një zgjedhje e mirë. Mëlçia duhet të jetë e përgjakur dhe e butë në prekje kur ju e blini.

Mishi i shpendëve

Mishi i shpendëve duhet të jetë me ngjyrë të hapur, jo të errët. Nëse mishi i shpendëve si përshembull mishi i pulës, gjelit të detit është në ngjyrë jeshile të hapur atëherë kjo do të thotë se ky mish nuk është i freskët, por i vjetër.

Bifteku

Pjesa më e mirë e mishit të viçit duhet të jetë në ngjyrë të çelët, nëse bifteku ka ujë do të thotë që ka qenë i ngrirë dhe nuk ka asnjë shije.

 

Qysh me ditë sa drithëra duhet konsumuar në ditë?

Qysh me largu erën e mykut?