Qysh me i ditë vendet më të famshme për turizëm mjekësor?

1.Hungari 

Prej kohësh destinacion i preferuar i gjermanëve dhe austriakëve për shërbimet dentare, Hungaria po fiton terren dhe ndër vendet e tjera.

Nëse për një ndërhyrje kirurgjikale në rastin e kancerit të gojës, në një prej këtyre vendeve duhen 30 mijë dollarë, në Hungari mund të mbarosh pune me gjashtë mijë dollarë.

Një qytet që është në kufi me Austrinë po kthehet në një destinacion të lakmuar për turistët mjekësor dhe ka filluar të njihet si “qyteti dentist” për shkak të gjithë këtyre vizitave.

Për klientët që kanë komplikacione pas trajtimeve, dentistët ofrojnë shërbim falas për rregullimin e problemit.

hungari

2.Çeki

Më parë, sistemi shëndetësor në atë që dikur quhej Çekosllovaki mund të cilësohej pa frikë si i parregullt.

Por sot, kryeqyteti i Çekisë është gjithnjë e më shumë në rritje si destinacion për turistët mjekësorë.

Prej shumë vitesh turistët anglishtfolës udhëtojnë nga Britania e Madhe dhe SHBA drejt klinikave ceke. Ato janë më të interesuar për ndërhyrjet kirurgjikale plastike dhe injeksionet kozmetike, siç është Botox. Çekia gjithashtu po formon reputacion të admirueshëm për heqjen e tatuazheve.

hungari-2

3.Brazil

“Femrat braziliane kanë trupat më të bukur të botës”, shprehet Michael Boeckle, pronar i kompanisë kozmetike të  udhëtimit  “CosmeticVacations. com”.

“Shumica e këtyre femrave i kanë nga natyrat trupat e tillë, por nëse ndonjë prej tyre ka nevojë për ndihmë hyn në lojë kirurgjia plastike”.

Brazili i merr shumë seriozisht procedurat mjekësore kozmetike.

Një kirurg plastike duhet të kryejë pesë vite praktikë përpara se të marrë certifikatën, ndërsa në SHBA një kirurg mjafton të bëjë 36 muaj kirurgji të përgjithshme.
 hungari-3

Qysh me i shmangë gabimet në pushime?

Qysh me u përgaditë për udhëtim?