Qysh me i ditë ushqimet që ulin tensionin e gjakut?

Tensioni i gjakut është një problem shëndetësor shumë i përhapur dhe për të mbajtur nën kontroll atë shumica prej tyre u drejtohen farmacive.

1.Pjeshkat dhe nektarinat – Edhe këto fruta janë të pasura në kalcium, magnez dhe kalium. Një mundësi e mirë për të zëvendësuar pjeshkat dhe nektarinat e freskëta është duke i ruajtur ato në ngrirje, thjesht sigurohuni që t’i nxirrni nga ngrirja para se t’i konsumoni që të shkrijnë në mënyrë natyrale.

2.Bananet – Edhe fruti i bananes është i pasur në kalcium, magnez dhe kalium, dhe është një ushqim ideal nëse keni tension të lartë të gjakut.

3.Speci i kuq – Edhe speci i kuq, ashtu si ushqimet e sipërpërmendura, është shumë i pasur në kalcium, magnez dhe kalium. Specat e kuq mund të konsumohen edhe pasi janë mbajtur në ngrirje për 10 ditë. Është e këshillueshme që kur të futen në ngrirje, të mos mbështillen me plastikë por me ndonjë copë, pasi kjo gjë shmang tharjen e tyre.

4.Brokoli – Përveçse ndihmon në neutralizimin e tensionit të gjakut, vlerat ushqyese të brokolit janë të jashtëzakonshme, ai njihet edhe si një luftues i qelizave kancerogjene. Brokoli mund të ruhet edhe në ngrirje dhe mund të konsumohet ditë më vonë pasi nuk i humb vlerat e tij ushqyese.

5.Kosi pa yndyrë – Një filxhan kos pa yndyrë i siguron trupit 49% të sasisë së nevojshme të kalciumit, 12% të sasisë së magnezit dhe 18% të sasisë së kaliumit. Kosi pa yndyrë është një ushqim shumë i pasur në minerale dhe këshillohet që të konsumohet në mëngjes.

 

 

Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga rrushi i thatë?

Qysh me i ditë ushqimet që shkaktojnë plakjen e parakohshme?